Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, merret në mbrojtje familja e Danjel Pepaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merret në mbrojtje nga policia, familja e të dyshuarit kryesor për vrasjen e dy të rinjve në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Familja e Danjel Pepaj, i shpallur në kërkim, po ruhet nga efektivë të policisë nga frika e një hakmarrje të mundshme.

Ndërsa babai i të shumëkërkuarit Rrok Pepaj është arrestuar nga policia, si person që mund të ketë pasur dijeni për krimin e kryer nga i biri, efektivë të policisë qëndrojnë në oborrin e shtëpisë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

Babai i të dyshuarit u arrestua, pasi dyshohet se Danjeli pas krimit ka shkuar në shtëpi dhe ka ndërruar rrobat dhe Rrok Pepaj mund të kishte dijeni për atë që kishte bërë i biri.

Trupat e dy të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u gjetën mesditën e së enjtes, nga kërkimet intensive të policisë në terrenin e thyer, të vrarë me armë zjarri. Kufomat u gjetën të mbuluar me shkurre dhe lag nga njëri tjetri.

Dyshohet se konflikti ka nisur për kanabis, një borxh që Danjeli i kishte Vilsonit. Parcelat e tyre kanë qenë afër. Duke hyrë në procesin e korrjes, Vilsoni pretendonte që i ishte vjedhur një sasi prej 50 kilogramë drogë, për të cilat akuzonte Danjelin.

Danjel Pepaj dyshohet të jetë rrahur nga dy viktimat për drogën, çka ka bërë që ku i fundit të organizojë vrasjen duke i çuar në një pyll, ku mendohet se do iu kthente kanabisin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV