Moto GP, Danilo Petruçi, “mbreti i shiut” në Francë, bëhet fituesi i 7-të në 9 gara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italiani triumfon në pistën e lagësht, lë prapa Aleks Markezin dhe Pol Espargaronë. Në atë të ishte akti i parë i një të diele të mbushur me sport të jashtëzakonshëm në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ka qenë italiani Danilo Petruçi ai që ka fituar garën e Francës në Moto GP.

Piloti i “Dukati”-t, Danilo Petruçi, ka fituar në mënyrë dramatike Çmimin e Madh të Francës të përmbyllur përmes lagështirës, duke lënë prapa të riun e “Honda”-s, Aleks Markez, ndërsa dy rivalët për titull, Fabio Kuartararo dhe Joan Mir vuajtën.

Një shi i dendur para para nisjes së saj e shtyu për pak kohë startin e garës e cila u cilësua e lagësht për herë të parë që nga ai Çmim i Madh i Valencias në 2018-ën, Kal Kraçlou i “LCR Honda”-s kliente mori ruajti kryesimin nisje, por ishte piloti i “Pramak”-ut klient të Xhek Millerit, i cili rrëmbeu kreun në kthesën e 3-të. Por rrëzimi i Valentino Rosit krijoi pështjellim midis pilotëve të tjerë, por nga ky pështjellim përfituan dy pilotët e “Dukati”-t, Andrea Doviciozo i skuadrës zyrtare dhe Petruçi i asaj kliente, të cilët nuk vonuan ta parakalojnë të dy Xhek Millerin.

Ndërkohë, pas tyre, është shpalosur një pilotim galopant i Aleks Rinsit të Suzukit, i cili erdhi nga vendi i 16-të në nisje, deri në vendin e 4-t dhe madje duke e parakaluar Millerin në xhiron e 15-të, por u parakaluar sërish aty për aty. Ndërkohë, dueli midis Petruçit pa fitues pilotin e “Dukati”-t klient të “Pramak”-ut, ndërsa përpjekjet e Doviciozos filluar të vuanin konsumimin e gomës së prapme dhe veterani i skuadrës zyrtare u detyrua të kënaqej me vendin e 4-t, teksa u parakalua për vendin e dytë nga Markezi i ri, që ishte nisur nga vendi i 18-të.

Lexo edhe :  Polonia merr biletën e fundit për në Europian dhe mposht Uellsin pas 11-metërshave

Dhe, në fund, edhe për vendin e 3-të nga Pol Espargaro. Dhjetëshen e të parëve të garës franceze e plotësuar Johan Zarko, Migel Oliveira, Taka’aki Nakagami, Stefan Bradli, Fabio Kuartararo dhe Maverik Vinjales. Megjithatë, Kuartararo e thelloi në 10 pikë kryesimin e tij në renditjen e përgjithshme të pilotëve kundrejt Joan Mirit, ndërsa në vendin e 3-të është Doviciozo, me 18 pikë më pak por një pikë më tepër sesa Maverik Vinjalesi./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

Lajme të tjera

Web TV