Nuk respektuan masat anti-Covid/ Polica bën namin me gjoba në Kosovë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 592 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 592”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,130 raste me koronavirus.

Prej tyre, 14,282 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,203.

Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 645./REL

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

“Humbje e pazëvendësueshme”, ndahet nga jeta farmacistja (Foto)

Farmacistja Kumrije Citozi ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë,...

Momenti kur betonierja aksidentohet në Tiranë, shikoni si shpëton mrekullisht punëtori në kantier (VIDEO)’

Një video e rëndë është publikuar në rrjete sociale, ku shihet një betoniere e cila aksidentohet në një kantier ndërtimi. Siç shihet edhe në pamje...

Numri i lartë i të infektuarve/ Ministrja Ogerta Manastirliu flet për shtrëngimin e masave

Pavarësisht masave shtrënguese rastet ditore të të infektuarve por edhe numri i viktimave ka qenë i lartë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh...

Rama thirrje pronarëve të lokalëve: Mos pranoni politikanë, jeni ju që e pësoni

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët në aeroportin e “Nënë Tereza”, foli për fushatën zgjedhore dhe mos respektimin e masave nga politikanë...

Tronditëse/ Prifti ngacmon seksualisht një djalë të ri në mes të rrugës (Video)

Një video tronditëse është publikuar në një media greke ku shfaq një prift i cili ka ngacmuar seksualisht një djalë të ri në një...

Lajme të tjera

Web TV