Tentoi të vrasë 17-vjeçarin me mjet prerës në kokë, arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në Maliq të Korçës, ku një person ka tentuar të vrasë për motive të dobëta një 17-vjeçar.

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e ngjarjes të shpallur në kërkim.

Kasëm Sardi 54 vjeç ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar në datë 5 tetor të këtij viti , duke e goditur me një mjet prerës në kokë .

17-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në kuadër të kapjes së personave të shpallur në kërkim policia ka vënë në pranga një tjetëër shtetas Enrik Islami, 46 vjeç, i cili ka goditur për motive të dobëta me mjet prerës në këmbë, shtetasin P. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në datë 08/10/2020, ndërkohë që sot është bërë arrestimi i tij.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër shëndetit dhe jetës së personave, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë mirëorganizimit bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

  • K. S., 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi ky shtetas më datë 05.10.2020, në këtë fshat, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me mjet prerës në kokë, i cili pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
  • E. I., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas më datë 08.10.2020, në lagjen nr. 17, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin P. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë.
Lexo edhe :  Sulmohet me sende të forta efektivi i policisë në Shkodër (Emri)

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.Te

Të fundit

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV