Ka dritë në fund të tunelit, Michael Schumacher gati të ngrihet në këmbë

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Michael Schumacher ka bërë përparime me gjendjen shëndetësore dhe rehabilitimi i tij për tu ngritur sërish në këmbë po shkon shumë mirë.

Kur Schumacher u aksidentua rëndë në Francë në Alpet e Meribelit, gjithë bota e sportit u shokua dhe kryqëzoi gishtat të mos ishte diçka e rëndë. Mjekët nuk dhanë aspak lajme të mira dhe Michael ra në koma duke qenë në rrezik për jetën. Të gjithë u dorëzuan me kalimin e kohës përveç familjes së tij, veçanërisht bashkëshortes.

Pas shtatë viteve luftë me gruan në krah, tani duket se ka dritë në fund të tunelit. Schumacher është një kampion dhe kampionët dinë si ti kalojnë sfidat. Gruaja e tij shiti gjithçka, pothuajse të gjitha pasuritë vetëm e vetëm që Michael të mos ndërpriste terapinë dhe trajtimin në klinikë, një nga më të mëdhatë në botë në traumatologji, edhe pse mjekët e paralajmëruan që nga fillimi se shpresat ishin të vogla.

Për fat të mirë, ai sot është jashtë rrezikut për jetën dhe vazhdon rehabilitimin për tu ngritur sërish në këmbë e për të ecur përsëri. E sipas mjekëve, ikona e Formula 1 po bën përparime të mëdha edhe në front. Kampionët si ai meritojnë më shumë sesa thjesht të jetojnë. E pas Schumacher, është bashkëshortja e tij ajo që e meriton këtë fitore pas kësaj lufte 7-vjeçare. Ndoshta ëndrra e sportdashësve ishte që të shohin edhe një herë në pistë Michael, por kjo do të ishte edhe përtej mrekullive. Kjo pasi ai është ende duke garuar me vështirësitë e jetës. Megjithatë, edhe për këtë pjesë nuk duhet të shqetësohemi, pasi pasardhësi i tij Mick e provoi pistën e Formula 1 ditën e djeshme.

Lexo edhe :  Qeveria rrit pagën minimale në 30 mijë lekë të reja

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit


Tiranë/ Atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, arrestohen 4 persona

Katër persona të dyshuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, në Tiranë, u ndaluan mëngjesin e sotëm nga policia. Mësohet se dy të...

Basha: Biznesi i vogël më i prekuri nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se biznesi i vogël është në krizë. Teksa ka publikuar denoncimin e një pronari të një lokali,...

“Rrëfehet” prifti italian për 12 vitet në Shqipëri

Nga Raziela Myslimaj  Duhej të transferohej shumë larg nga vendi dhe familja, për diku që kishte shumë nevojë për kontributin dhe përvojën e tij. Vendimin...

Google akuzohet se po monopolizon padrejtësisht tregun, SHBA nis hetimin

Kompania Google akuzohet për monopol në tregun e kërkimit në internet, për këtë arsye qeveria amerikane e ka paditur. Në qendër të hetimit do të...

Lajme të tjera

Web TV