Nuk fiton betejën me Covid, ndahet nga jeta drejtori i Bashkisë Feti Fanaj

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i objekteve Publike i Tiranës Feti Fanaj, të hënën ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë rreth orës 01.00 pas mesnate në Turqi, ku po merrte dhe trajtimin.

Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit lajmi mori dhenë e mes të gjithëve ka një pikëllim të madh.

Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga coronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli.

Fetiu ishte nga ata drejtorë që nuk mburrej, por thjesht ishte i kudondodhur aty ku punohej. Tirana ngrihej me një erë pastërtie që në mëngjes, sepse drejtori nuk vinte gjumë në sy për të parë të rregullt Tiranën e orëve të para.

Tragjedi për familjen dhe miqtë e tij. I shtruar në spital në Turqi, Fetiu as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.

Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Rrëfehet” prifti italian për 12 vitet në Shqipëri

Nga Raziela Myslimaj  Duhej të transferohej shumë larg nga vendi dhe familja, për diku që kishte shumë nevojë për kontributin...

Google akuzohet se po monopolizon padrejtësisht tregun, SHBA nis hetimin

Kompania Google akuzohet për monopol në tregun e kërkimit në internet, për këtë arsye qeveria amerikane e ka paditur. Në qendër të hetimit do të...

Rama: Mbështetje financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e mbështetjes financiare nga qeveria për bujqësinë në Shqipëri. Rama krahason dy periudha, financimin nga bujqësinë në qeverinë e...

DW: Gjermania nuk jep viza për kujdestarë për fëmijët

Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët. Kush do të vijë si au-pair në Gjermani...

Lajme të tjera

Web TV