A mund të prekeni nga gripi dhe Covid-19 njëkohësisht? Ja çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza shëndetësore mund të jetë duke marr një kthesë të re. COVID-19, jo vetëm që nuk është një grip sezonal, por tashmë mund të përkeqësohet edhe më tej prej tij. Kjo sepse sipas ekspertëve ju mund të infektoheni njëkohësisht me të dy viruset, gjë e cila mund të shkatërroj sistemin tuaj imunitar dhe të rris rriskun për sëmundje më serioze. Për më tepër, qendrat shëndetësore mund të tej mbushen më njerëz që kanë të dy viruset, duke venë në rrezik serioz kapacitetin e spitaleve.

Purnima Madhivanan, një epidemiolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës, tha për Healthline se “tashmë janë identifikuar pacientë të infektuar me të dy viruset njëkohësisht”.

Duke qenë se COVID-19 dhe gripi janë të dyja sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ka patur spekulime se të qenurit i infektuar me njërën rriste shanset që të infektoheshe edhe me tjetrën, dhe të paturit e të dyjave njëkohësisht do te rriste rrezikun e pasojave.

“Ne nuk e dimë ende sesi dy viruset bashkëveprojnë, por logjikisht, nëse infektohesh me të dy në të njëjtën kohë, do të ishte më e vështirë t’i mbijetoje gjendjes, pra do të kishim një shkallë vdekshmërie më të lartë sesa nga secila prej sëmundjet më vete”,- deklaroi Dr. Michael Roizen, për Healthline.

Arsyeja pse po flasim për gripin dhe COVID-19 së bashku është se të dyja janë sëmundje të sezonit dhe se transmetohen përmes rrugëve të frymëmarrjes, por përveç kësaj, nuk kanë thuajse asgjë të përbashkët.

Madhivanan thekson se ndërkohë që të dyja sëmundjet janë të lidhura me pneumoninë, mënyra sesi ato prekin mushkëritë është e ndryshme.

Lexo edhe :  Mandati i Xhaçkës jo në Kushtetuese/ Bardhi hedh akuzat: Ka ndodhur një puç institucional

Gripi mund të shkaktojë formime të lëngjeve në qeliza të caktuara të mushkërive, ndërsa COVID-19, mendohet se sulmon mushkëritë duke prodhuar mpiksje gjaku në enët e gjakut të mushkërive. Gjithsesi Madhivanan thotë se duhen ende shumë prova para së të dalim në përfundime për rrezikun e të dyja sëmundjeve së bashku.

COVID-19 dhe e ftohura e zakonshme:

Ndryshe nga gripi, e ftohura e zakonshme shkaktohet nga një lloj koronavirusi. Studimet tregojnë se nëse jeni “ftohur”, atëherë mund të keni një lloj mbrojtjeje edhe kundrejt COVID-19.

Madhivanan tha se është e mundur që infektimi nga koronavirusi që shkakton të ftohurën e zakonshme, mund të ofrojë një farë imuniteti në formën e memories së qelizave T, te cilat prodhohen si përgjigje e trupit për të luftuar infeksionin dhe mund të ndihmojnë të luftojë dhe infeksione të ngjashme.

Sidoqoftë, asnjë mbrojtje e mundshme e krijuar ndaj COVID-19 kur ne “ftohemi”, nuk vlen nëse na zë gripi, sepse janë lloje të ndryshme virusesh.

Gjithsesi, doktorët tërheqin vëmendje se vaksina kundër gripit këtë vit është më e rëndësishme se kurrë.

Së pari, po mbroni veten tuaj duke ruajtur imuntetin dhe së dyti po kurseni burime të përkujdesit shëndetësorë për të cilat të tjerët mund të kenë më shumë nevojë gjatë kësaj periudhe pandemie.

Burimi: healthline.com Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Tjetërsimi i pronës 7500 metër katrorë, arrestohet ish-kreu i komunës Bërxullë

Policia e Tiranës, ka vendosur në pranga ish-kryekomunarin e Bërxullës, Ymer Marku dhe tre persona të tjerë, për tjetërsimi...

Gazetari i njohur zbulon të dashurin e Egla Cenos/ Është artist, merret me muzikë…

Egla ka deklaruar së fundmi në BBV3 se është e dashuruar jashtë, dukë habitur të gjithë, pasi në 90 ditë qëndrim brenda shtëpisë së...

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Si më kërcënoi dhe ofendoi motra e Ervis Martinajt

Gazetarja Aida Topalli, teksa ishte e ftuar në Podcastin “M’kujto” , ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj 7 vjeçar, në...

Video/ Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

‘Çmendet’ moti në vend/ Mbrojtja Civile del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

I gjithë territori i vendit duke filluar nga kjo e martë do të preket nga reshjet e shiut. Por nga e mërkura, reshjet e shiut...

Lajme të tjera

Web TV