Banka Botërore, miratoi 12 miliardë dollarë për financimin e vaksinave për koronavirus

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Banka Botërore miraton12 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina për koronavirus, teste dhe trajtime tjera, me qëllim të mbështetjes së vaksinimit të rreth 1 miliard njerëzve.

“Zarfi” prej 12 miliardë dollarëve është pjesë e një pakete më të madhe të Grupit të Bankës Botërore prej rreth 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të luftojnë pandeminë me koronavirus, ka thënë kjo Bankë përmes një deklarate.

Banka Botërore ka thënë se programet e saj urgjente për këtë pandemi janë shtrirë në 111 shtete.

Qytetarët në shtetet në zhvillim po ashtu duhet të kenë qasje në vaksinën efektive kundër koronavirusit, është thënë në deklaratë.

“Ne jemi duke zgjeruar dhe zmadhuar qasjen e përgjigjes së shpejtë ndaj emergjencës së COVID-19, në mënyrë që shtetet në zhvillim të kenë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksina”, ka thënë presidenti i kësaj Banke, David Malpass.

“Qasja në vaksina efektive dhe forcimi i sistemeve të ofrimit të shërbimeve, janë çelës për ndryshim të kursit të pandemisë dhe për t’iu ndihmuar shteteve, që po përballen me katastrofa ekonomike dhe ndikim fiskal, të ecin tutje drejt rimëkëmbjes”, ka thënë mes tjerash ai.

Zhvillimi i vaksinës po konsiderohet kyç për ndalje të përhapjes së koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 1 milion njerëz dhe ka sëmurë 38 milionë të tjerë, ndërkohë që ekonomitë e shkatërruara po përballen me miliona të papunë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Rudina Hajdari pas dekretit të Metës: Vijoj të jem për lista të hapura 100%

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka folur pas ftesës së saj sot për mbledhje të Këshillit Politik pas...

Topalli me parti të re? Patozi i jep një këshillë: Vetëm këtë gjë mos e bëj

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi pas lajmeve se ish-deputetja Jozefina Topalli do të hapë parti të re, ka reaguar...

Radhë e gjatë makinash në drejtim të Kosovës, fluks në Morinë

Qindra automjete po udhëtojnë drejt Kosovës në pikën kufitare të Morinës. Një pjesë e tyre janë qytetare të Kosovës që kanë kaluar fundjavën në Shqipëri...

Veliaj në Zall-Herr: PS-ja është partia e fituesve; hallet e Zenit dhe Monës janë vilat miliona euro

Nga Zall-Herri, ku u zhvillua sot mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS...

Formula 1/ Hamilton thyen rekordin e Schumacher, hyn në histori

Luis Hamilton thyen rekordin e Mikeal Schumacher pas fitores në garën e Formula 1 në pistën e Portugalisë. Kjo ishte një fitore e madhe...

Lajme të tjera

Web TV