Bilal Xhaferri, shkrimtari që lindi në Konispol e vdiq i arratisur në mërgim

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Në 14 tetor të vitit 1986, në Çikago të Shteteve të Bashkuara u nda nga jeta shkrimtar shqiptar Bilal Xhaferri.

Bilal Xhaferri ishte një ndër shkrimtarët e suksesshëm të viteve ’60 në Shqipërinë komuniste. Vinte nga një familje patriotike. Ai u lind më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit. Në vitin 1943 mbeti jetim nga nëna në moshën 8-vjeçare, bashkë me tri motrat e mitura. Dy vjet më vonë, në moshën 10-vjeçare, regjimi komunist i pushkatoi të atin, Xhaferr Hoxhën. Bilal Xhaferri punoi qysh në moshë të mitur për të ushqyer veten dhe motrat bashkë me gjyshin e tyre të verbër. Regjimi komunist u kishte sekuestruar gjithë pasurinë e, gjithsesi, ata duhet të mbijetonin.

Jeta e tij në fëmijëri dhe më pas në rini është shumë e vështirë. Megjithatë, ai ia del të mbarojë arsimin e mesëm dhe të angazhohet si një ndër shkrimtarët më të mirë të viteve ’60. Por ai ishte biri i Xhaferr Hoxhës, i cili ishte pushkatuar si “armik i popullit” dhe për këtë arsye do të përndiqej pa pushim nga regjimi komunist, përmes mekanizmit më të tmerrshëm, Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1969 Bilal Xhaferri vendos të arratiset, pasi kishte kuptuar se do të burgosej së shpejti. Para se të largohej, ai la një letër në të cilën shpjegon arsyet e arratisjes.

“Ju më privuat plotësisht, më mohuat, më zhdukët për së gjalli si letrar. Nuk e tradhtoj kurrë këtë popull dhe atdheun, edhe pse emigroj larg”, thuhej në letrën e Bilal Xhaferrit, të lënë në postën greke të policisë kufitare, ku u dorëzua pas arratisjes nga Shqipëria, në vitin 1969.

“Sorrat” është një nga tregimet më problematike të tij të pabotuara, që u sekuestruan nga Sigurimi i Shtetit, gjatë kohës kur po i përgatitej dosja për ta arrestuar. “Bredhi i bukur në oborrin e Lidhjes së Shkrimtarëve ishte mbushur me sorra. Ato krokëllinin në mes të ditës, me të thirrura si ca ustallarë që s’ndërtojnë asgjë, ngriheshin e uleshin nëpër degë, fluturonin duke zëvendësuar njëra-tjetrën, largoheshin dhe ktheheshin përsëri”, kështu nis tregimi i shkrimtarit Bilal Xhaferri, kushtuar Lidhjes së tregimi që vinte në lojë Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist.

Lexo edhe :  Viti i ri akademik/ Rektori i UT: Alternim i mësimit online dhe në auditor

Më 3 maj 1993 Presidenti i Republikës Sali Berisha e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” me motivacionin “Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike” dhe “Nder i Kombit” nga Presidenti Bamir Topi./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Ambasadorja Kim: Hetuesit amerikanë mbështesin SPAK dhe BKH

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është shprehur se hetuesit amerikanë janë pranë SPAK dhe BKH për të ofruar asistencë. Gjatë një...

Ja çfarë ndodh me organizmin tonë nëse hamë dy vezë në ditë

Vezët kanë qenë një element kryesor dietik që nga kohërat e lashta dhe ka plot arsye që ju duhet t’i përfshini në dietën tuaj....

Incidenti i gazetares italiane/ Hapi këmbët, por harroi që tavolina ishte e tejdukshme (Video)

Gazetarja e njohur italiane Constanza Calabrese është rikthyer sërish në qendër të rrjeteve sociale. Para disa muajsh ajo ishte në transmetim live në TG5, por...

Kosovë/ Transferoi mbi 2 mln euro nga Thesari i Shtetit në një kompani private, ja vendimi i gjykatës për të akuzuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj punëtorit të Thesarit të Kosovës. Ai akuzohet se ka transferuar mbi...

Bashkimi Evropian vendos sanksione ndaj kreut të inteligjencës ushtarake ruse

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj kreut të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, GRU dhe ndaj një zyrtari të kësaj agjencie, për përfshirjen e...

Lajme të tjera

Web TV