Dritë në fund të tunelit/ Kategoria Superiore drejt rikthimit, flet Fidel Ylli

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kategoria Superiore duket se më në fund është drejt rikthimit pas bojkotit të gjatë nga skuadrat.

Takimi ndërmjet qeverisë dhe ligës duket se ka shkuar mirë dhe më në fund ka sinjale pozitive. Deputeti Fidel Ylli pas takimit deklaroi se ka patur një dakordësi për rikthimin e futbollit.

“Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim, me ministren e nancave dhe një grup serioz nga qeveria, ku pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar. Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave.

Megjithatë ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka cacur situatën deri në këtë gjendje dhe tani është zbutur. Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje.”, u shpreh Ylli.

Prej kohësh klubet kanë bojkotuar kampionatin për shkak te mungesës së marrëveshjes me qeverinë. Por mesa duket, i përzgjedhuri i qeverisë për të zgjidhur këtë çështje, ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Ligës.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dropulli grek apo shqiptar? Plas “sherri” mes deputetes së PS-së dhe gazetarit Marin Mema (Dokumentari dhe debati i plotë)

Një ditë më parë në Top Channel u transmetuar dokumentari i radhës i “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema....

Horoskopi, 18 janar 2021

DASHI Në letër ka komplikime dhe zgjedhje të vështira për të bërë. Nëse jetoni dy marrëdhënie në të njëjtën kohë, duhet të kuptoni se në...

Aleksej Navalnyn e arrestojnë pasi mbërrin në Moskë

Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të dielën. Me vendimin për kthim ai...

Makina i gjendet e djegur në Pukë, zhduket në Shqipëri ish-arbitri italian

Prej 10 ditësh ish-arbitri italian i futbollit Davide Pekoreli është zhdukur pa lënë gjurmë në Shqipëri. Mediat italiane raportojnë mbi ngjarjen e mistershme, ku ndër...

“A do dilje me një djalë më të ri?” Armina Mevlani jep përgjigjen e papritur

Armina Mevlani është pyetur në rrjetet sociale nëse do të martohej me një burrë më të ri se vetja dhe ajo tregoi nuk i...

Lajme të tjera

Web TV