Emrulla Gjata, një zotni prej Durrësi

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Nga Aleksandër Cangonja
Emrulla Gjata (1886-1971) ishte një nga tregtarët më të mëdhenj në Durrës por pa frikë mund të themi që ishte i tillë në gjithë vendin. Ai bashkë me vëllezërit e tij kishin themeluar shoqërinë tregtare “Vllazën Gjata” të cilët importonin dhe eksportonin mallra nga më të ndryshmet.

Duke qenë se Emrulla Gjata hynte tek “ajka” e qytetit, “Shoqëria Sportive TEUTA” e cila në përbërjen e saj administrative kishte elitën qytetare të Durrësit, e propozoi atë të bënte pjesë në këshillin e nderit. Sipas statutit të shoqërisë, ajo kishte një këshill nderi e përbërë prej njerëzve më të zgjedhur të Durrësit, simpatizantë dhe përkrahës të sportit.

Në statutin të saj shoqëria kishte një pikë interesante, ajo ishte krijimi i këshillit të nderit, dhe ky këshill u përfaqësonte me figura të larta qytetare si kryetari i bashkisë së Durrësit z.Ahmet Dakli, nga prefekti i Durrësit z. Ismet Kryeziu i cili mbante dhe postin e kryetarit në këtë këshill por edhe emra të tjerë dinjitoz si: Kristaq Zaguridhi, Kurt Shquti, Laz Dovana, Nexhmi Shijaku, Muhamed Dakoli, dhe Andon Çipi.

Ky grupim brenda shoqërisë sportive ” TEUTA” kishte thjesht funksion honorifik, e cila shërbente për ti afruar njerëzit me pozitë të qytetit afër skuadrës sportive, të cilët herë pas here jepnin kontribut monetar apo material për skuadrën .

Më poshtë letra origjinale e siguruar prej arkivit qëndror të shtetit:
Shoqnia Sportive TEUTA Durrës, ne 10/XII/931
Zotni,
Emrulla Gjata
Qytet
Kemi nderin me ju njoftue se, Kshilli veprues ne mbledhjen e tije, mbeshtetun ne Statutin e Shoqnies qi thot se, Shoqnia duhet te ket nji Kshill Nderi, prej njerzve ma te zgjedhun te Qytetit, simpathizonjes e perkrahes te Sportit, zgjodhi Z. (zotnine) e Juej si Kshillltar me shok Z. Z. Ahmet Daklin, Kristaq Zaguridhin, Kurt Shqutin, Laz Dovanen, Nexhmi Shijakun, Muhamed Dakolin e Andon Cipin, dhe Kryetar Z. Ismet Kryeziun.
Nderime.
Sekretari. Kryetari
Referenca: AQSH. Fondi. 990 (Firma Emrullah Gjata dhe Vëllezër), D. 24.
Foto e Emrulla Gjatës, e siguruar për familjarëve të tij.

Lexo edhe :  Shqipëria të forcojë shtetin ligjor për investime amerikane

 

Të fundit

Shkumbini jo më i rrezikshëm për tokat e Shushicës/ Balla: Ka qenë angazhim i përhershëm

Në Shushicë të Elbasanit është duke përfunduar faza e dytë e investimit në prita lumore për mbrojtje nga lumi...

Koço Devole infektohet me Covid-19, shtrohet në spital

Aktori i humorit Koço Devole ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Burime për Fjala.al konfirmojnë se Devole është shtruar në spital. Mësohet se gjendja e Koço...

Rritet ndjeshëm numri i infektimeve në Greqi, 667 raste të reja në 24 orë

Greqia ka regjistruar 667 raste të reja me Covid-19, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në 26469. Sipas...

Meta vlerëson me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” poeten Zhuljana Jorganxhi

Presidenti Meta ka dekoruar ditën e sotme me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, autoren e teksteve të këngëve, Zhuljana Jorganxhi. Kreu i shtetit ka...

Përkeqësohet situata e Covid-19 në Itali

10874 raste të reja pozitive dhe 89 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e...

Lajme të tjera

Web TV