Halit Valteri akuza në Kuvend: Rama-Basha-Meta oligarkët e vërtetë të këtij vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Kuvendit Halit Valteri ka folur me tone të ashpra gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ku ka hedhur akuza për “trekëndëshin e korruptuar” siç i ka cilësuar ai Rama-Basha-Meta.

Ndër të tjera në fjalën e tij Valteri tha se Meta është kryetari i opozitës, ndërsa ju drejtua qytetarëve që të mos besojnë çdo gjë që thotë Basha se siç cilëson ai Rama e ka shumë xhan. Ai tha se kjo treshe janë oligarkët e vërtetë të këtij vendi të cilët kanë varfëruar shqiptarët.

“Rama-Basha-Meta, kjo treshe betohet se këtë vend do e çojnë përpara po sa mbarojnë numërimin e kutisë së fundit të votimeve e katandisin këtë vend siç e shihni dhe vetë ku të gjithë janë të pakënaqur nga ecuria e këtij vendi.

Unë e them me bindje se Meta është kryetar i opozitës, ndërsa Rama që bën rolin e avokatit ndaj tyre dihet se kush janë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Nuk janë shumë, janë ata që ndajnë përfitimet e tyre.

Po të dojë kryeministri ja kujtojmë edhe me emra se kush janë dëmtuesit më të mëdhenj të kësaj ekonomie. Nuk kam asgjë ndaj biznesmenëve të rregullt të këtij vendi. Kur flasim për oligarkë janë po këta që ndajnë të njëjtin shtrat me Ramën, Bashën, Metën”, u shpreh Valteri.

Më tej ai theksoi në fjalën e tij se “Strukturimi i këtyre oligarkëve nxjerr në pah trekëndëshin e çdo të keqe për shqiptarët. Në çdo vend shqiptarët flasin vetëm për ta Rama-Basha-Meta.

E kanë kthyer vendin në një çiflig për veten e tyre, ndërsa shqiptarët varfërohen dhe përfundojnë në kushte të minimumit jetik”.

Halit Valteri akuzon se oligarkët janë ata vetë, treshja që tallen me shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. “Mos i merrni të mirëqena ato që thotë Basha se Rama e ka shumë xhan atë ashtu siç e ka thënë dhe vete. Kjo është maska që duhet të çirret para të gjithëve.

Lexo edhe :  Bardhi “lider” i Rithemelimit, mënjanohet Noka dhe Boçi

Një realit aq sa i hidhur dhe poshtërues për qytetarët të cilët kanë shansin për tu distancuar nga trekëndëshi i djallit në 25 prill. Shqipëria ju përket juve dhe jo këtyre, bashkohuni njëherë të vetme për të drejtat tuaja”, përfundoi fjalën e tij Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV