Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u përlot teksa po fliste për mikun e tij, Feti Fanaj, i cili humbi jetën pas betëjës me Covid-19.
Fanaj ishte drejtor në Bashkinë e Tiranës dhe po kurohej në Turqi, por fatkeqësisht u nda nga jeta.
Gjatë fjalës së tij në njësinë numër 8 në Tiranë, Veliaj u shfaq gati i përlotur për ndarjen nga jeta të Feti Fanaj.
“Ne ishim këtu më përpara kur filloi viti shkollor edhe në atë takim e nisa duke bërë një dedikim për një mikun tonë i cili në atë kohë ishte sëmurë, Feti Fanaj. Fatkeqësisht ai pasi punoi të gjithë verën për t’u siguruar që shkollat dezinfektoheshin, që higjienizoheshin, që bëheshin gati me të gjitha solucionet, që bëheshin gati me të gjitha rregullimet, me të gjitha riparimet, u sëmur dhe fatkeqësisht nuk e fitoi atë betejë. Arsyeja se pse e them këtë është jo për të prishur gëzimin, por për të kujtuar që në një familje kemi gëzime, por kemi edhe hidhërime”, theksoi Veliaj.
Fanaj u nda nga jeta në 12 tetor në moshën 40-vjeçare pas një lufte të gjatë me virusin e rrezikshëm.
Pa.Va/Fjala.al