Lermontov, poeti 27 vjeçar që u vra në dyluftim

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XIX. Mihail Lermontov u lind në Moskë, më 15 tetor 1814. Ishte një poet, dramaturg dhe piktor rus. Gjatë jetës së tij të shkurtër publikoi vetëm një vëllim me poezi, vargje dhe kryeveprën në prozë “Një Hero i Kohës Sonë” ndërsa vepra e cila më shumë do të lartësohej më vonë, qe “Demoni”, e publikuar pas vdekjes.

Që në vogëli i mësoi frëngjishten, gjermanishten dhe anglishten dhe pëlqente muzikën e vizatimin. Ende adoleshent jepet pas letërsisë duke lexuar Bajronin dhe nis të shkruaj poezitë e para vetëm 15 vjeç. Më 1827 shkoi në Moskë dhe hyri në Kolegjin e Fisnikëve, që ishte një shkollë përgatitore pranë universitetit.

Në krye të dy vjetëve hyri në universitet të cilin e lë më 1831 për shkak të vdekjes të së atit dhe dyshimeve të autoriteteve akademike pas një zënke me një profesor. Kërkoi të hynte në universitetin e Pjetërburg-ut por nuk arriti. U shtrëngua të hynte në shkollën ushtarake. Në krye të dy vjetëve u emërua oficer në një regjiment të husarëvet. Në jetën e tij tani hyri një ambient i ri: jeta mondane.

Tre vjet me rradhë kaloi në Pjetërburg me gëzime e dëfrime të çfrenuara e plot zhurmë. Po me gjithë këtë Lermontov-i nuk reshtte së shkruari. Të kësaj perjudhe janë poema “Haxhi Abrek”, drama ne vargje “Maskarada” si dhe një variant i ri i poemës “Demoni” të cilën kish nisur ta shkruante qysh 15-të vjeç dhe të cilën e përpunoi shtatë herë. Kjo kryevepër e letërsisë botërore u publikua më 1842, një vit pas vdekjes së poetit.

Kjo jetë mondane tërë zhurmë e dëfrime iu ndërpre nga një lajm i papritur: nga fundi i janarit të vitit 1837 u vra në duel Aleksandër Pushkini, i konsideruar si babai i romanticizmit rus dhe një nga frymëzuesit e Lermontov-it. I tronditur nga ky lajm, Lermontov-i shkruajti poemen “Vdekja e Poetit”. Vargjet e këtij “ligjërimi” kopjoheshin e shpërndaheshin fshehur dorë më dorë në tërë Pjetërburg-un; fryma e saj e egërsoi popullin, sidomos rininë. Emri i Lermontov-it, që nuk njihej si poet gjer atëherë, tani mori dhenë. Një shkrimtar i asaj kohe shkruan: “Vdekja e Pushkin-it i lajmëroi Rusisë lindjen e një poeti të ri, të Lermontov-it.

Rrethet mondane të oborrit dhe fisnikët rusë u zemëruan së tepërmi për të 14-të vargjet e fundit të poemes “Kushtrim për kryengritje”. Poemën ia dërguan Carit. Më 20 shkurt Lermontovin e arrestuan dhe një javë më vonë e dërguan për dënim në një regjiment në Kaukaz, ku bëhej luftë kundra malësorëve. Kaukazi me bukuritë natyrore dhe me zakonet e ndryshme dhe origjinale u bë për poetin një fymëzim i madh. Këtu ai u njoh me kritikun e madh, Bjelinski, dhe me poetin dekabrist, Odojevski me të cili lidhi një miqësi të ngushtë.

Lexo edhe :  Kosovë/118 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

Poetin e trasferuan që nga Kaukazi në Novgorod e që andej më 1838-ën iu fal çdo dënim dhe u kthye ne regjimentin e tij të parë, në Pjtërburg. Aty filluan përsëri paradat, ballot, audiencat e personave me pozitë. Shoqëria e priti në gjirin e saj si një poet me famë dhe disident. Por Lermontov-i nuk kënaqej aspak. Gëzimin e vetëm e ndjente duke shkruajtur, ose duke kuvenduar në rrethet letrare me shkrimtarë të shquar të kohës si Zhukovskin, Gogolin, etj.

Për vitin e ri 1840 u bë një ballo e madhe në “Shtëpinë e fisnikëve”. Nga kjo ballo u frymëzua për poezinë “Një janar” e cila kritikon aristokracinë, kështu që ia nisën përsëri ta urrenin poetin. Në shkurt të vitit 1840 Lermontov-i bëri një dyluftim me të birin e ambasodrit francez për shkaqe që nuk dihen.

Shpëtoi nga vdekja por menjëherë e arrestuan. Për internim e dërguan përsëri në Kaukaz, ku mori pjesë në luftrat që zhvilloheshin atje dhe tregoi trimëri të madhe, sidomos te lumi Valerik. Në janar të vitit 1841 vajti në Pjetërburg për të dhënë dorëheqjen, por s’u pranua. Tre muaj kaloj me leje në kryeqytet – tre muajt më të bukut e më të lumtur të jetës së tij të shkurtër.

Duke u kthyer për në Kaukaz kaloi në Pjatigorsk. Lermontovi-i, megjithatë, e dinte që urrehej nga pushteti, edhe pse ai fliste hapur dhe e tregonte me vendosmëri urrejtjen kundër shoqërisë së lartë dhe kundër Carit. Në Pjatigorsk takohet me shokun e tij të shkollës, majorin Nikollaj Matinov. Dhe qe po Martinov-i, për shkak të një fyerje të poetit ndaj tij, që e ftoi në duel dhe e vrau më 27 korrik 1841, në malin Mashuk, në të njëjtin vend ku qe përshkruar dueli i librit “Një hero i kohës sonë”./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

DW: Gjermania nuk jep viza për kujdestarë për fëmijët

Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët. Kush do të...

Kjo është bima mjekësore që ia rikthen humorin gjithë shtëpisë

A e dini se trumza është një bimë mjekësore e cila që në lashtësi është njohur si simbol i kurajos. Kjo bimë shumëvjeçare ka...

Loja e pistë me inceneratorët

Nga Plator Nesturi

Pandemia/OBSH: Të karantinohen rastet e kontaktit, mund të rikthehet izolimi

Ndërsa ndodhemi përballë një vale të dytë të virusit COVID-19, OBSH-ja kërkon reagim të menjëhershëm nga qeveritë e shteteve të ndryshme, duke theksuar se...

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 43% në 7 vitet e fundit

35% e pronave të shitura në Shqipëri blihen nga individë me banim jashtë vendit. Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të...

Lajme të tjera

Web TV