Është dorëzuar 19-vjeçari, Ilirian Hasanaj, i cili qëlloi me armë drejt makinës ku ndodhej shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.
Në datë 11 tetor 2020, 19-vjeçari, qëlloi me armë zjarri drejt makinës ku ndodhej Shefi Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe bashkë me babain e tij.
Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim si autor të kësaj ngjarje, Ilirian Hasanaj 19 vjeç, i cili sot i është dorëzuar autoriteteve.
Mësohet se Iliriani ka pranuar autorësinë e krimit, ndërkohë që dyshimet janë se 19 vjeçari mund të ketë qënë i paguar për këtë atentat.
Ditën e djeshme (14.10.2020), babai i tij, Arben Hasanaj i bëri thirrje publike të birit të dorëzohej dhe një ditë më pas, Iliriani i përgjigjet thirrjes së të atit. /Ra.My.Fjala.al/