Rama për Metën: Futja e Presidentit skutave me subjektet e OFL-së është krim mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka reaguar pas mesazhit të Metës ku ky i fundit  përshëndet dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit.

Rama i kujton Presidentit se krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë

Ndërsa thekson se futja e Presidentit nëpër skuta ku vënë baste ilegale subjektet e OFL është krim mendor.

“Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!” shkruan Rama në Twitter.

Pak minuta më parë Meta ka përshëndetur veprimin e Presidentit të Kirgistanit si një veprim demokratik dhe e ka quajtur popullin “trim” që i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet.

“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!
?????”, shkroi Meta. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Përplasje në Parlamentin grek/ Deputeti zbardh detajet, mohon të ketë goditur kolegun

Deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros, ka komentuar incidentin me kolegun e tij Vassilis Grammenos një ditë më parë...

Nuk ndalen debatet në BBV/ Juli – Romeos: Nuk merrem me viktimat e telenovelave

Orët e para të mëngjesit, disa prej banorëve ishin mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë. Në mesin e tyre ishte dhe çifti Heidi-Romeo,...

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E lavdëruar shpesh për aftësitë...

Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë, zbardhen emrat

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare. Listën e kryeson, Edmond Haxhinasto, i...

Venecia nuk është më falas, ja sa do të paguajë një turist për të parë qytetin

Për herë të parë nga dita e sotme, ata që duan të vizitojnë Venecian do të duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Tarifa...

Lajme të tjera

Web TV