Turqia i “bën cirk” ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias ‘vjen rrotull’ mbi Mosul për 20 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ankaraja refuzoi një leje fluturimi të një avioni në të cilin ishte ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, duke detyruar avionin të qëndronte në ajër për 20 minuta. Të paktën këtë pretendon Athina zyrtare, ndërsa Turqia ka mohuar këtë të enjte akuzat.

Transmetuesi shtetëror grek ERT njoftoi se avioni me të cilin fluturonte Dendias nga një vizitë në Bagdad një ditë më parë, “ka ardhur rrotull” mbi Mosul për 20 minuta sepse autoritetet turke nuk po i jepnin leje të fluturonte përmes hapësirës ajrore turke përsëri në Greqi, raporton newsbomb.al.

Nga ana e saj Ministria e Jashtme e Turqisë mohoi çdo veprim të qëllimshëm për të mbajtur në ajër avionin para se të hynte në hapësirën ajrore turke, duke këmbëngulur se avioni nuk kishte siguruar planin e kërkuar të fluturimit.

Të dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për përfshirje në “provokime” që kërcënojnë rinisjen e planifikuar të bisedimeve midis Athinës dhe Ankarasë që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, raporton newsbomb.al. Këto bisedime u mbajtën për herë të fundit në 2016.

Sipas ministrisë turke, avioni që çoi Dendias në Irak u prish atje dhe qeveria greke më pas caktoi një avion të dytë, i cili u ngrit pa planin e kërkuar të fluturimit. “Kur aeroplani i sipërpërmendur arriti në hapësirën tonë ajrore, plani u kërkua me urgjencë nga autoritetet irakiane dhe pasi plani u mor, fluturimi u krye në mënyrë të sigurt”, tha Ministria e Jashtme turke.

I pyetur në lidhje me incidentin gjatë një konferencë, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, tha se në përgjigje të “veprimeve të nevojshme janë ndërmarrë nga Ministria e Jashtme, me një ankesë përkatëse”.

“Ishte një provokim më shumë, në provokimet e vazhdueshme nga pala turke,” tha Petsas, raporton newsbomb.al. “Por unë do të doja të qëndroja në faktin se u dhanë shpjegime të ndryshme, gjithashtu nga pala turke, dhe ne shpresojmë që ky fenomen dhe ky incident të mos përsëritet kurrë në të ardhmen”.

Lexo edhe :  Rita Petro: Ndonjëherë, edhe dashuria blihet me para

la.mi/Fjala.l

Të fundit

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24...

Lazio merr fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe triumfon në transfertën e Genoas

Java e 30-të e Serisë A nisi me ndeshjen Genoa-Lazio, që përfundoi me suksesin e bardhekaltërve. Në “Luigi Ferraris” gjithçka u mbyll 0-1, me gol...

Lajme të tjera

Web TV