Albin Kurti fton shqiptarët që jetojnë në Amerikë të votojnë Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Amerikë që të votojnë për kandidatin Joe Biden. Kreu i Vetëvendosje ka dalë kundër Trump.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Kurti e arsyeton këtë gjë duke thënë se Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve.

Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, shprehet Kurti.

Ende nuk dihen arsyet pse Albin Kurti ka bërë këtë deklaratë. Por, thashetheme në korridoret e politikës thonë se ishte ndërhyrja e amerikanëve që bëri të mundur rrëzimin e qeverisë Kurti në Kosovë. Kujtojmë se Kurti qeverisi vetëm për 51 ditë pastaj u rrëzua duke mos fituar votëbesimin në parlament.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV