Covid-19/ Melania Trump: U shërova me vitamina dhe ushqim të shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unë e shërova veten natyrshëm, me vitamina dhe ushqim të shëndetshëm“, deklaroi zonja e parë, Melania Trump, e cila në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, tregoi për përvojën e saj personale me koronavirusin.

Me datë 2 tetor, ajo doli pozitive me Covid-19, së bashku me bashkëshortin e saj, presidentin amerikan Donald Trump.

Melania, tregoi se sapo u njoftua se ishte infektuar me COVID, shqetësimi i parë shkoi për djalin e saj 14-vjeçar, Barron, gjithashtu edhe ai i infektuar nga virusi.

Për fat të mirë, ai është një adoleshent i fortë dhe nuk tregoi asnjë simptomë“, shkruan Melania.

Në një farë mënyre isha e lumtur që të tre ne, e kaluam këtë në të njëjtën kohë, pasi ne mund të kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe të kalonim shumë kohë së bashku“.

Ajo tregoi se kushtetet e saj shëndetësore ishin të qëndrushme, pasi simptomat e shfaqura ishin minimale, ndërsa për një fakt të tillë ndjehej shumë më fat.

Kam përjetuar dhimbje muskulore, kollitje dhe dhimbje koke, ndërsa ndjehesha jashtëzakonisht e lodhur shumicën e kohës. Unë zgjodha një përdorim më natyral të ilaçeve, duke preferuar përdorimin e vitaminave dhe ushqimin e shëndetshëm“, u shpreh ajo.

Më pas, Melania falenderoi mjekët që e ndihmuan atë dhe burrin e saj, ndërsa ish-modelja 50-vjeçare nxiti amerikanët që të vazhdojnë ta jetojnë jetën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një dietë e ekuilibruar, ajër i pastër dhe vitimanat, janë vërtet thelbësore për të mbajtur trupin të shëndetshëm.

Ndërsa, shtoi se për mirëqenien e plotë, dhembshuria dhe përulësia janë po aq të rëndësishme për të mbajtur mendjen tonë të fortë.

Mirëpo, një deklaratë e tillë, provokoi një debat të madh në mediat sociale, ku përdorues të shumtë të tyre i kujtonin Zonjës së Parë se deri më tani mbi 217 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga Covid-19 në SHBA, në një vend që shënon mbi 8 milionë të infektuar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV