Java e fundit pa futboll? Liga dhe qeveria ulen në tavolinë

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Kjo do të jetë java e fundit pa futboll. Liga Profesioniste ka paralajmëruar një mbledhje të hënën, e cila do të vlejë vetëm për të formalizuar fundin e bojkotit.

Rezistenca ka rënë, pas takimit të së enjtes në ministrinë e financave, mes drejtueseve të Ligës dhe përfaqësueseve të qeverisë ku sigurisht nuk ka patur një akord final, por akujt janë shkrirë me palët në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të kënaqeshe për të gjithë.

Kjo konfirmohet edhe nga deklaratat pas mbledhjes së deputetit Fidel Ylli dhe presidentit të Ligës, Edvin Libohova.

“Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim me ministren e financave dhe një grup serioz nga qeveria. Pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar. Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave.

Megjithatë, ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka acaruar situatën deri në këtë gjendje. Tani është zbutur. Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje“, ka thënë deputeti Ylli.

Më tej Libohova theksoi se e rëndësishme është që u ulëm në tavolinë dhe filluam të diskutojmë kërkesat tona. “Sigurisht unë e kam thënë edhe në intervistat e tjera që e ndajmë problemin në dy pjesë: Nga 4 kërkesat që ne kemi, sepse futbolli dhe sport mund të kenë edhe 44 kërkesa të tjera, 3 janë më specifike dhe më të diskutueshme e të kalueshme. Ajo që është “Thembra e Akilit” dhe gjëja kryesore është Ligji i Sponsorizimit”

Lexo edhe :  Arsyeja prekëse pse Khabib hoqi dorë nga MMA, ja shifra e ‘çmendur’ që fitoi mbrëmë

Sa i takon Ligjit të Sponsorizimit, aktuali sipas tij nuk funksionon. “Kemi bërë ne një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër për gjetur një zgjidhje. Këtë nuk mund ta them dot sot sepse jemi në diskutime. Është lënë takimi tjetër ditën e martë, për të diskutuar variantet. Kështu që do të vazhdojnë takimet deri sa të gjejmë një gjuhë të përbashkët, me shpresën që do e gjejmë”, ishin fjalët e Libohovës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Siguria në shkolla gjatë pandemisë, ekspertët propozojnë këto masa

Ndërsa më shumë shkolla në SHBA po mirëpresin përsëri fëmijët në dyert e tyre, epidemiologët po paralajmërojnë prindërit t’i...

“Harroi” t’i deklaronte, britanikes i sekuestrohen 21 900 paund në Rinas

Një britanikeje i janë sekuestruar 21 900 paund të padeklaruara në doganën e Rinasit. Gjatë kontrolleve të pasagjerëve u konstatua se shtetasja britanike me...

Hajdari e konfirmon: Në zgjedhjet e ardhshme do kandidoj me partinë e re

Deputetja Rudina Hajdari deklaron se do të hyjë në zgjedhje me partinë e re duke treguar dhe emrin e saj. Hajdari tha se partia e...

Rudina Hajdari pas dekretit të Metës: Vijoj të jem për lista të hapura 100%

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka folur pas ftesës së saj sot për mbledhje të Këshillit Politik pas dekretit të Metës për kthim...

Topalli me parti të re? Patozi i jep një këshillë: Vetëm këtë gjë mos e bëj

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi pas lajmeve se ish-deputetja Jozefina Topalli do të hapë parti të re, ka reaguar...

Lajme të tjera

Web TV