Manastirliu mesazh qytetarëve: Të ndihmojmë mjekët duke respektuar rregullat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve të ndihmojnë epidemiologët duke respektuar masat, në luftën ndaj Covid-19.

Manastirliu shprehu vlerësimet e saj për punën 7-mujore ekipeve të epidemiologëve. Përveç mbajtjes së maskës, e cila tashmë është e detyrueshme, ajo u bëri apel qytetarëve të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjenën.

“Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat”, shkruan Manastirliu në facebook.

Kujtojmë se ditën e sotme u shënua rekord me 4 viktima dhe 289 raste të reja pozitive, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim...

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme,...

Lajme të tjera

Web TV