Veliaj viziton Sharrën: Nga bombë ekologjike në park me 10 mijë pemë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës inspektoi inceneratorin e Sharrës ditën e sotme duke u shprehur se kjo zonë ishte ndotësi më i madh i qytetit.

Veliaj u shpreh se kjo ishte një katastrofë jo vetëm ekologjike, por edhe njerëzore.

“Këtu ka qenë mali më i madh i plehrave në Ballkan, ndotësi më i madh i qytetit dhe një bombë ekologjike e jashtëzakonshme. Këtu kemi pasur një situatë ku prej vitesh vetëm janë djegur plehrat dhe prej vitesh vetëm janë depozituar pa kriter. E gjitha ishte një katastrofë jo vetëm ekologjike, por edhe një katastrofë njerëzore. Pra këtu ishte kthyer në një xhungël plehrash ku nuk pyeste i pari të dytin”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje demokratëve që të distancohen nga PD e cila është kthyer nga Lulzim Basha në një armë shantazhi ndaj bizneseve.

“U bëj thirrje demokratëve sot, nëse e kanë kuptuar që partia e tyre është vënë në funksion vetëm të një familjeje, që partia e tyre sot është kthyer në një armë shantazhi për të pasuruar vetëm një familje, atëherë ata duhet të largohen nga kjo parti. Ajo nuk është më Partia Demokratike e idealeve të dhjetorit, nuk është më PD-ja e atyre që bërtisnin Liri dhe Demokraci, nuk është PD-ja që ka qenë një kundërshtare e denjë e jona për idetë e djathta, kur ne kishim idetë e majta. Nuk është më partia e Gramoz Pashkos, as e Azem Hajdarit, është sot një parti e cila funksionon si një mjet gjobëvënës, si një mjet shantazhues për të gjithë ata që do të duhet të paguajnë haraçin për një ndërtim, një biznes, një sipërmarrje në mënyrë që të punojnë të qetë. Nëse kjo qeveri dhe kjo bashki ka arritur që të bëjë të njëjtën punë me 30 % më pak, ata vajtojnë fitimin e munguar dhe gjobat që nuk volën dot”, deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  Benet Beci njofton zëvendësimin e transformatorit elektrik në ujësjellësin e Bërdicës

Kreu i Bashkisë ka një mesazh edhe për Jorida Tabakun, e cila në kohën e Bashës ka qenë nënkryetare Bashkie.

“Mikeshës time, Joridës, që ishte këtu sot dhe gënjeu paturpësisht, i them: ne të dy do i rrisim fëmijët këtu, Lul Basha tashmë është i ikur, është i mundur, do vazhdojë të mundet, por po shikon vetëm interesin e vet, jo të familjeve tona dhe jo të familjeve të këtij qyteti. Për Bashën kam vetëm një fjalë të fundit: A ke cipë, a ke turp? A të vjen ndot nga vetja dhe mënyra sesi ke degraduar një nga fuqitë më të mëdha politike të vendit, Partinë Demokratike, në një forcë gjobvënëse? Tironcit kanë një shprehje: Përtej turpit, kur të plas cipa, çdo gjë tjetër është rehat. Ti Lul je rehat, sepse të ka plasur cipa me kohë. Sa ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës i faturoje 30% më shumë për mbeturinat, tani që je kryetar i PD-së faturon çdo ditë gjobat. I ftoj kompanitë, mos paguajnë gjobë. Për sa kohë që paguani taksa dhe për sa kohë që shlyeni detyrimet e këtij vendi, nuk ka nevojë të paguhen gjoba ekstra-ligjore në ato kompani familjare apo në ato skema shantazhi që PD, kunati dhe Lul Basha vendosin”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë për inceneratorët në vend po bëhet një debat mes qeverisë dhe opozitës. Kjo pasi kreu i PD, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se dëshiron të vendosë në krye të Durrësit deputeten Milva Ikonomi, me qëllim, nënshkrimin e koncensionit për inceneratorët, që kap shumën e 100 milionë eurove.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka...

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, burg për ish-efektiven dhe 4 të rinjtë

Para dy ditësh, policia e Tiranës arrestoi të rinjtë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj. Të rinjtë trafikonin armë zjarri,...

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një...

Lajme të tjera

Web TV