Vrau të moshuarin, arrestohet pas 5 vitesh në kërkim 43-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar sot në Fier. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Skënder Krasniqi 43-vjeç.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi Novrus Likometa, 82 vjeç, banues në Fier.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin Skënder Krasniqi 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja

Kujtojmë se 82 vjeçari pasi u masakrua për vdekje trupi ju hodh në kazanin e plehrave. Gjatë asaj kohe nga dëshmia e marrë nga Skënder Krasniqi në rolin e të dyshuarit tha se Novruz Likometaj i ngacmonte seksualisht nënën dhe kjo u bë shkak që ai ta vriste në gjaknxehtësi.

I moshuari mësohet se kërkonte të martohej përsëri, pasi nuk kishte grua. Kufoma e Novruz Likometajt u gjet në një kazan mbeturinash 300 metra larg shtëpisë, i mbështjellë me çarçaf.

Likometaj, ish-kryetar i sindikatës së transportit, kishte në pronësi me djemtë një agjenci turistike udhëtimi, “Likometa Travel”, të linjës Shqipëri-Greqi.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se trupi i viktimës ishte masakruar nga goditje me thikë dhe goditja vdekjeprurëse ishte bërë në fyt.

Lexo edhe :  Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Trupi u gjet nga dy persona që mblidhnin kanaçe i mbështjellë me një çarçaf. Viktima ishte baba i katër fëmijëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV