Covid-19/ Fituesi i ‘Nobelit’, Beutler: Virusi vazhdon të shndërrohet, të përgatitemi për pandemitë e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo nuk do të jetë një nga pandemitë e fundit që do përjetojmë me të njëjtat karakteristika që ka shfaqur: njerëzimi do të goditet përsëri me të njëjtën forcë dhe, kush e di, mbase edhe më shumë. Prandaj, ne duhet ta memorizojmë atë që po mësojmë: SARS-CoV-2 është një këmbanë alarmi e nevojshme për të vënë gjithçka në vijë përpara sëmundjeve të tjera infektive që do na godasin në të ardhmen.

Kjo nuk është një profeci, por një paralajmërim që Bruce Beutler bën. Ai është fitues i çmimit “Nobel” në Mjekësi për vitin 2011, imunologu amerikan mbyll të shtunën me 17 tetor edicionin e gjashtë të Festivalit të Shkencës Mjekësore në Bolonja.

Ndërhyrja e tij është e përqendruar në funksionin e lindur të imunitetit, tema e kërkimit të tij shkencor, e cila i dha atij çmimin më prestigjioz. “Imuniteti i lindur” është “këmbësoria” e organizmit të njeriut, është linja e parë e mbrojtjes, e pranishme në organizmin e njeriut që kur lind dhe mbi të gjitha nuk ka kujtesë; nuk është në fakt selektiv ndaj patogjenëve, krejt ndryshe nga imuniteti i fituar, i cili shkaktohet vetëm pas sulmit të viruseve të reja në trup dhe dikton prodhimin e antitrupave specifikë.

Beutler është shumë i etur të theksojë dallimin, duke shpjeguar avantazhet e të dy funksioneve dhe, për këtë arsye, shpjegon: për të fituar betejën kundër Sars-CoV-19 ne duhet të përqëndrohemi në studimin e imunitetit të fituar, i cili është specifik dhe selektiv, në mënyrë që të hartohen vaksinat 100% të sigurta.

Profesor, ju theksoni nevojën e vaksinës, por eksperimentimi i tyre ka treguar se është më i ngadaltë nga sa pritej, ndërsa numri i të infektuarve po vazhdon të rritet. A mos vallë duhet të investohet më shumë në kërkimin e një ilaçi?

Unë nuk do të kisha dyshime për menaxhimin e një buxheti, pasi duhet bërë gjithçka për krijimin e një vaksine. Sars-CoV-2 është një virus i poshtër, por nëse gjejmë vaksinën e saktë, atëherë ne do ta parandalojmë vdekshmërinë në mënyrë më efektive, për të mos përmendur se ne nuk do të numëronim të shtruarit në terapi intensive, siç po ndodh tashmë. Dhe mbi të gjitha, do të kishim më shumë njohuri të sakta për të shpenzuar në krijimin e vaksinave të reja, nëse nesër përsëri do të gjendeshim në situata të ngjashme.

Pse është Sars-CoV-2 një virus më delikat se të tjerët?

Duke qenë një virus RNA, ai ka një aktivitet të dobët korrektues, pasi sa herë përsëritet bën gabime dhe nuk është në gjendje t’i rregullojë ato në mënyrë efektive si qelizat e ADN-së. Këto gabime janë mutacionet dhe janë një avantazh për virusin, sepse nëse nuk janë vdekjeprurëse ato mirëmbahen, duke e bërë virusin vazhdimisht të ndryshëm dhe për pasojë, të pakapshëm për vaksinën.

Lexo edhe :  Moska vazhdon të rekrutojë të huaj për luftën në Ukrainë

Atëherë, pse po hidhet gjithçka për krijimin e një vaksine, nëse është kaq e vështirë për t’u realizuar?

Është diçka e domosdoshme, pasi viruset e tjera të kësaj natyre, me transferimin e virusit nga kafsha tek njeriu, do të përsëriten vazhdimisht dhe për këtë arsye ne nuk mund të mbështetemi te terapitë. Është shumë e nevojshme që pandemia të ndalet që në syth. Në versionin dixhital të “The New York Times” ju mund të ndiqni drejtpërdrejt numrin e vaksinave që testohen dhe fazen e përparimit të tyre. Veçantitë e SARS-CoV-2 na kanë dhënë një dilemë epokale; si do të kishte qenë bota nëse ky virus do të ishte shumë më vdekjeprurës, me një shkallë të vdekshmërisë prej 50% në të gjitha grupmoshat? Ne do na duhet të mësojmë gjithçka që mundemi nga kjo pandemi dhe si do ta kapërcejmë atë.

Jeni vlerësuar me çmimin Nobel në Mjekësi për studimet mbi imunitetin e lindur, si mund të na ndihmojnë këto njohuri?

Imuniteti i lindur është një grup mbrojtësish jospecifik dhe ekstremoranë, të tilla si makrofagët dhe neutrofilet, kundër patogjenëve. Paradoksalisht, kundër SARS-CoV-2 këto mbrojtje, megjithëse më pak të zhvilluara, mund të jenë të dobishme nëse përmirësohen. Sistemi imunitar i lindur, në fakt, nuk ka kujtesë të patogjenëve dhe në momentin e një kontakti të ri me të njëjtin virus, do të sëmuremi përsëri. Vaksinat, nga ana tjetër, nuk funksionojnë tek imuniteti i lindur, por tek imuniteti i fituar, i përfaqësuar nga limfocitet T dhe B., të cilat stimulojnë prodhimin e antitrupave. Është një sistem shumë më i ngadaltë, nëse mendojmë për karakteristikat e imunitetit të lindur; duhet një javë ose 10 ditë për të prodhuar antitrupa, por pastaj kemi një armë specifike, të fortë që mund të përballojë virusin, nëse do kontakojmë serish me të.

Ku jemi me vaksinat?

Aktualisht imuniteti i fituar i antitrupave të prodhuar nga vaksinat që po testohen është ende shumë i shkurtër dhe nuk ecën me mutacionet e virusit. Është një realitet që, ndër të tjera, e bën imunitetin e tufës një “Kimera” (mutacion). Por ne do ta arrijmë gjithsesi. Vaksina do të duhet të krijohet, pasi pandemi të tilla, kaq të ashpëra, do të jenë gjithnjë e më të shpeshta.

Duke folur për kthimin e pandemive, a mendoni se globalizmi do të favorizojë përhapjen e tyre?

Viruset përhapen më shpejt për shkak të komunikimit. Sidoqoftë, edhe nëse udhëtimet do të ishin shumë më pak intensive, SARS-CoV-2 mund të kishte bërë të njëjtën gjë në të gjithë botën: kjo ndodhi edhe me pandeminë e gripit të vitit 1918./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e...

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi ishin në lojë, ato treguan...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Lajme të tjera

Web TV