Gardhin metalik në kufi me Turqinë, kryeministri grek: Ishte minimumi

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Një gardh i ri i pakalueshëm po ndërtohet nga Greqia për të ndaluar flukset migratore nga lindja të grumbulluar në kampe në Evros të Turqisë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se ndërtimi i gardhit të ri ishte minimumi për t’u ndjerë të sigurt dhe se puna po vijon me shpejtësi, që projekti të përfundojë në Prill 2021.

“Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros ishte më e pakta që qeveria mund të bënte për t’i bërë qytetarët grekë të ndiheshin të sigurt në një situatë kaq të vështirë” tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Planin për gardhin, që publikoi edhe fotot, ai e cilësoi ambicioz.

Mediat greke raportojnë se gardh i ri do të përbëhet nga kangjella çeliku 5 metra të lartë.

Prezantimi i projektit të gardhit në Evros u bë nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Oikonomou dhe Këshilltari i Mbikëqyrjes së projektit, George Dounias.

Përplasjet midis dy vendeve për emigrantët është e hershme, por vitet e fundit është administruar nga BE-ja duke i dhënë para Turqisë për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Hajdari e konfirmon: Në zgjedhjet e ardhshme do kandidoj me partinë e re

Deputetja Rudina Hajdari deklaron se do të hyjë në zgjedhje me partinë e re duke treguar dhe emrin e...

Rudina Hajdari pas dekretit të Metës: Vijoj të jem për lista të hapura 100%

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka folur pas ftesës së saj sot për mbledhje të Këshillit Politik pas dekretit të Metës për kthim...

Topalli me parti të re? Patozi i jep një këshillë: Vetëm këtë gjë mos e bëj

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi pas lajmeve se ish-deputetja Jozefina Topalli do të hapë parti të re, ka reaguar...

Radhë e gjatë makinash në drejtim të Kosovës, fluks në Morinë

Qindra automjete po udhëtojnë drejt Kosovës në pikën kufitare të Morinës. Një pjesë e tyre janë qytetare të Kosovës që kanë kaluar fundjavën në Shqipëri...

Veliaj në Zall-Herr: PS-ja është partia e fituesve; hallet e Zenit dhe Monës janë vilat miliona euro

Nga Zall-Herri, ku u zhvillua sot mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS...

Lajme të tjera

Web TV