Nuk kishin vendosur maskën/678 gjoba në 24 orë, policia shoqëron 10 të rinj në komisariat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit e Policisë kanë vendosur 678 gjoba për personat të cilët nuk kanë mbajtur maskën me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Përveç gjobave , janë shoqëruar në komisariat 10 të rinj, të cilët kanë refuzuar të tregojnë mjetin e identifikimit. Pas shoqërimit ata kanë treguar ID e tyre dhe kanë marrë gjobën prej 3000 lekësh secili.

Në datë 15 tetor 2020, hyri në fuqi ligji për mbajtjen e maskave në çdo ambient, të hapur apo të mbyllur.

Në kuadër të këtij vendimi punonjësit e policisë, krahas detyrës për parandalimin dhe evidentimin e paligjmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar vendimin e mbajtjes së maskës.

Që prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes.

Ndërkohë u morën masat administrative për të gjithë qytetarët të cilët nuk respektuan vendimin për mbajtjen e maskës duke vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Lajme të tjera

Web TV