Shifër rekord të infektuarish, Italia rikthen masat shtrënguese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 në Itali, ka detyruar autoritet të shqyrtojnë rikthimin e masave shtrënguese.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza është takuar me autoritetet lokale për të diskutuar hapat që mund të merren.

Speranza theksoi se ndjekja e leksioneve për nxënësit do të jetë një ndërthurje mes prezencës fizike në shkolla dhe mësimit online.

Kompanitë private duhet të sigurohen që punëtorët  të vazhdojnë punën në distancë nga shtëpia.

Megjithatë, Italia nuk do të rikthejë kufizimet në bare apo restorante, si dhe nuk do të ketë forca policore që të kontrollojnë jetën e natës.

Masat e reja priten të miratohen nga qeveria deri të hënën.

Italia ishte vendi i parë europian që u godit nga Covid-19.

Situata u vendos nën kontroll gjatë muajve të verës dhe vendi po rimerrte veten.

Megjithatë gjatë javëve të fundit rastet pozitive me koronavirus janë shtuar ndjeshëm, duke regjistruar ditën e premte 10,000 raste të reja brenda 24 orëve të fundit, ndërsa u regjistrua shifra më e lartë që nga shpërthimi i pandemisë.

Kujtojmë se Italia ka shënuar një numër shumë të lartë vdekjesh në Europë, duke u pozicionuar pas Britanisë, me mbi 36.000 viktima që prej shpërthimit të pandemisë në muajin shkurt./Re.D/Fjala.al

Të fundit

1 Qershori/ Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua sot Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes...

Gjykata lë në burg Belerin/ Reagon Ministria e Jashtme Greke: E jashtëligjshme

Ministria e Jashtme greke ka dalë në një deklaratë për shtyp për çështjen Beleri. Në këtë deklaratë theksohet se, “Refuzimi i sotëm i ankesës kundër...

Vin Veli flet për raportin me Bora Zemanin: Marrëdhënia është shumë e mirë

Edhe pse kanë vite të ndarë dhe secili ka vijuar jetën e tyre, Bora Zemanin dhe Vin Veli do i bashkojë gjithnjë një dashuri...

Si do të aplikohet rritja e pagave?/ Ibrahimaj sqaron skemën

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, doli pak më parë në një deklaratë për mediat, ku shpjegoi reformën e pagave. Ibrahimaj tha se...

Temperatura deri në 28 gradë dhe…/ ‘Kapriçot’ e motit për ditën e nesërme

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimit të SHMU. Pritet të ketë kthjellime në pjesën...

Lajme të tjera

Web TV