Veliaj: PS është partia e atyre që rriten me djersën e ballit, jo e analistëve që vënë gjoba në portale

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha këtë të shtunë se Partia Socialiste nuk është partia e njerëzve që i kanë pasur gjërat e lehta në jetë, por e atyre që janë përpjekur për t’ia dalë vetë, pa ndihmën e askujt.

Në fjalën e mbajtur përpara socialistëve të Asamblesë PS, ai iu referua edhe deklaratave që bëjnë disa analistë në media.

“Pashë një nga ata analistët që mundohej pa sukses të debatonte me Edi Ramën, – se jo vetëm që nuk ia marrin dot për punë, por nuk ia marrin dot as për debat Edi Ramës, – që tallej tek portali i vet, Lapsi, Kalemi, Stilolapsi: “e mo këta, – tha, – u bënë këta kalamajtë e pastrueseve!” Në fakt, më erdhi keq për ta, se ata të dy, njëri jeton tek Rolling Hills – se si mund të bësh vilë 500 mijë euro, duke punuar gazetar dhe duke bërë bërr-bërr tërë ditën, – tjetri është rritur në Bllok.

Lajmi im për ta është: Po, çunat e pastrueseve, gocat e rrobaqepëseve, fëmijët e hidraulikëve, kalamajtë e elektriçistëve, ata që janë rritur me halle, ata do ta drejtojnë këtë vend, jo ata që janë rritur në Bllok, jo ata që përçajnë dynjanë, jo ata që menaxhojnë llogjet, thashethemet, shpifje, helm për këdo që prek punë me dorë. Kush është rritur i ndershëm, me dinjitet, me djersën e ballit të vet, – ata do ta trashëgojnë Shqipërinë, jo kalamajtë e llastuar, jo ata që vënë gjoba çdo natë nëpër televizione,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se në Partinë Socialiste i hapen dyert çdokujt që me meritë dhe me punë ka arritur aty ku është sot.

Lexo edhe :  “Urimi” ndryshe i Ralf Gjonit për Berishën: Jetoftë deri ditën e gjykimit

“Kush është rritur me halle bëhet edhe më i mirë, bëhet edhe më i dhimbsur, merr vendime edhe më të pjekura, sepse i ka kaluar vetë hallet. Kush është rritur në televizor, duke vënë gjoba, kush është rritur në Bllok, kujt ia ka hapur derën mami dhe babi, kujt ia ka shtruar tapetin njohja që ka pasur me X parti apo Y kompani, nuk kanë shans, se nuk e kanë provuar jetën prej vërteti. Ndaj, respekt për të gjithë ata që punojnë,” deklaroi Veliaj.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

SHBA heq Sudanin nga lista e zezë e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të heqin Sudanin nga lista e zezë e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Presidenti Donald...

Përurohet biblioteka e katërt dixhitale në Tiranë/ Veliaj: Investim për dijen

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Tiranë, Roberto de Bernardi, përuruan ditën e sotme bibliotekën e katërt dixhitale “Misto Treska”. Veliaj...

Bayern merr lajmin e keq para ndeshjes me Atleticon/ Ylli i ekipit infektohet me Covid-19

Bayern Munchen do të ketë një mungesë të madhe si Serge Gnabry në sfidën ndaj Atletico Madrid. Sulmuesi gjerman rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe do...

Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet në Shqipëri

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër të ri për ndryshimin e lejës që qarkullimit të automjeteve në Shqipëri. Raportohet se dokumenti i...

Mosha e mesme, gjenerata më e zhgënjyer nga demokracia

Besimi i të rinjve tek demokracia është më i ulët se çdo grupmoshë tjetër. Brezi i të lindurve në vitet ’80 deri në 2000-shin janë...

Lajme të tjera

Web TV