Bale ‘ters’ për Tottenham/ “Spurs” shpërdorojnë avantazhin 3-0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham Hotspur është ndalur në një barazim të çmendur me West Ham edhe pse ishte në avantazh 3-0.

Spurs për vetëm 16 minuta në pjesën e parë, arritën të shënonin tre gola, duke i bërë lojtarët e Ëest Hamit të mendonin se ndeshja kishte përfunduar.

Në minutën e parë, Heung-Min Son shënoi golin e avantazhit me një asist të Harry Kane. Pas 7 minutash, ishte Kane ai që shënoi me assist të Son. Kane shënoi edhe golin e tij të dytë personal, pas 8 minutash, me një asist nga Sergio Reguilon.

Në 45 minutat e dyta, West Ham u paraqit me një fytyrë tjetër. Ishte minuta e 82-të kur Fabian Balbuena ngushtoi epërsinë e Spurs për 3-1, ndërsa tre minuta më vonë Davinson Sanchez shënoi auto-gol.

Për të përmbyllur këtë rikthim të çmendur u kujdes Manuel Lanzini që shënoi në minutën e 90+4 për 3-3. Por përpara këtij goli, ishte Bale ai që pati kishte shansin e artë për të mbyllur sfidën por goditja e tij përfundoi jashtë. Ligji i pashkruar i futbollit ndëshkoi Balen dhe Tottenhamin, me sfidën që përfundoi 3-3.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rama ndan pamjet:Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin e turizmit global

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të...

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit. Sipas...

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Lajme të tjera

Web TV