Podiumi flet spanjisht në Aragon/ Aleks Rins fiton garën e 10-të të sezonit

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Botërori i Motoçiklizmit ka zhvilluar të dielën garën e 10-të të këtij sezoni, që, si çdo fundjavë, erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe ka qenë Aleks Rins ai që ka triumfuar në aktin e parë të dy garave që do të zhvillohen në pistën e Aragonit.

Të dielën është zhvilluar akti i parë i dy garave të njëpasnjëshme që do të zhvillohen në pistën e Aragonit në Spanjë dhe i gjithë podiumi ka folur spanjisht, teksa i pari në finish ka mbërritur piloti i “Suzuki”-t, Aleks Rins, i ndjekur nga ai i “Honda”-s, Aleks Markez, dhe piloti tjetër i “Suzuki”-t, Joan Mir.

Siç dihet, në këtë garë mungoi 9-herë kampioni i botës, Valentino Rosi, i cili, pak ditë më parë, është bërë piloti i parë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP, që do të mungojë në një garë për shkak të rezultimit pozitiv për virusin Covid-19.
Veterani italian do të mungojë në garën e fundjavës në Aragon, por edhe në garën tjetër, që do të mbahet një javë më pas po në të njëjtën pistë. Ndërkaq, gara e së dielës pa Aleks Rinsin të fitonte betejë me Markezin e ri, ndërsa një pasdite e mjerë për Fabio Kuartararon, i cili nuk shkoi dot më larg se vendi i 18-të, i lejoi Joan Mirit të merrte kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve.
Epërsia e Kuartararos në krye të renditjes para kësaj gare ishte 10 pikë, por rezultati i tij në Aragon, më i keqi i këtij sezoni, i ndërthurur me një vend të 3-të për Mirin, nënkupton se francezi i “Jamaha”-s kliente të “Petronas”-it është 6 pikë pas spanjollit, ndërsa vetëm 15 pikë i ndajnë 4 të parë nga njëri-tjetri.

Lexo edhe :  Legjenda e futbollit Roza Haxhiu që u shua në moshën 34-vjeçare

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, e premte 30 tetor 2020

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do te dominojnë vendin tonë duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të...

Horoskopi për sot, e premte 30 tetor 2020

Dashi Instinkti do t’ju çojë te njerëz të cilët ndajnë të njëjtin mendim me ju, kështu që, nëse shpresoni të kaloni një ditë të qetë...

“Duhet ta kishim bërë më herët”/ Merkel thirrje Europës: Të izolohemi sërish!

Gjatë samitit i cili u zhvillua online me krerët e shteteve Europiane, Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje që të izolohen sërish pasi...

“Humbën artistin e madh”/ Basha mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Avni Mulës

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur, Avni Mula. Basha shkruan ndër të tjera se Mula la...

”Lamtumirë Avni Mula”/ Rama mesazh ngushëllimi per ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së kompozitarit të madh shqiptar Avni Mula. Rama ka bashkangjitur një foto bardhezi të kompozitorit të ndjerë si...

Lajme të tjera

Web TV