Rama i kthehet shoferit që kërkon faljen e taksave: Tregtia e mallrave s’është ndaluar, për ju s’ka paketë

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Këtë të diele kryeministri Edi Rama i është përgjigjur problemeve të qytetarëve nëpërmjet një lidhjeje live.

Një shofer kamioni i është ankuar Ramës se ka paguar gjithë taksat për 2019 dhe 2020 dhe kërkon që t’i falen ato.

Rama nga ana tjetër i ka kujtuar se transporti i mallrave nuk është ndaluar dhe se për kategoritë që transportojnë mallra s’ka paketë.

”Kam një kamion që bëj transport. Kam paguar taksat e 2019, erdhi 2020 dhe të 2020 i pagova, por kamioni po rri në parking. Të lutem, po është mundësia të na falni këto taksat, e këto gjona”- tha qytetari.

”Përshëndetje. Sipas verifikimit të bërë, ti bën transport ndërkombëtar eksport-import kryesisht ushqimore. Ne kemi ndihmuar konkretisht me mbështetje të gjithë ata që kanë mjete transporti pasagjerësh. Përderisa tregtia e mallrave dhe për më tepër e atyre ushqimore nuk është ndaluar, nuk ka pasur paketë për ju. Por ti do kontaktohesh, dhe si qëndron problemi yt. Kjo është pak a shumë përgjigja. Xhiroja e zakonshme e kësaj kategoria s’ka pësuar luhatje.”- iu përgjigj Rama.

Të fundit

Horoskopi për sot, e premte 30 tetor 2020

Dashi Instinkti do t’ju çojë te njerëz të cilët ndajnë të njëjtin mendim me ju, kështu që, nëse shpresoni të...

“Duhet ta kishim bërë më herët”/ Merkel thirrje Europës: Të izolohemi sërish!

Gjatë samitit i cili u zhvillua online me krerët e shteteve Europiane, Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje që të izolohen sërish pasi...

“Humbën artistin e madh”/ Basha mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Avni Mulës

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur, Avni Mula. Basha shkruan ndër të tjera se Mula la...

”Lamtumirë Avni Mula”/ Rama mesazh ngushëllimi per ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së kompozitarit të madh shqiptar Avni Mula. Rama ka bashkangjitur një foto bardhezi të kompozitorit të ndjerë si...

Jeta dhe vepra kompozitorit Avni Mula

Kompozitori Avni Mula u shua në moshën 92-vjeçare. Zemra e artistit të madh pushoi së rrahuri mbrëmjen e sotme. Jeta e kompozitorit ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV