Rezart Veleshnja largohet papritur nga “Shiko kush luan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Rezart Veleshja është larguar papritur nga emisioni “Shiko kush luan”, që drejtohet nga moderatorja Luana Vjollca.

Mbrëmjen e djeshme ku spektakli u transmetua si normalisht ka rënë jo pak në sy mungesa e njërit prej kapitenëve të këtij emisioni. Në vend të Rezart Veleshnjës ishte Irgen Çela, një tjetër personazh i dashur për publikun nga radhët e Portokallisë. Mësohet se Veleshnja ka patur disa debate të forta me Luanën dhe kjo e fundit i ka treguar menjëherë derën aktorit të Portokallisë. Madje bëhet me dije se emisioni ishte regjistruar njëherë me Veleshnjën dhe pas debatit të tij me Luana Vjollcën është regjistruar sërish, por kësaj here me Irgen Çelën në vendin e tij. Një tjetër fakt që e konfirmon largimin e tij nga “Shiko kush luan” është që në rrjetin social Instagram, Veleshja ka fshirë të gjitha fotot që kishte nga puntatat e këtij emisioni.

Rezarti ishte pjesë e këtij formati që nga viti 2018, ku së bashku me Florjan Binajn ishin edhe dy kapitenët e skuadrave.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Lajme të tjera

Web TV