“Riinfektimi me COVID-19”, analiza e epidemiologut për imunitetin e antitrupave

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Në një status postuar në rrjetet sociale, epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka analizuar situatën e koronavirusit, ndërsa ka trajtuar dhe imunitetin e antitrupave.

Alimehmeti sqaron se sa zgjat imuniteti i antitrupave, ndërsa shton se një hulumtim i kryer për prodhimin e limfociteve B, të kujtesës, pas infektimit nga SARS-CoV-2 tregoi se SARS-CoV-2 indukton formimin e limfociteve B të kujtesës.

Limfocitet B të kujtesës, sqaron epidemiologu janë qeliza imunitare më jetë të gjatë që zbulojnë viruset, krijojnë antitrupa për t’i shkatërruar ato dhe “i mbajnë mend” për të ardhmen.

Ndërkohë herën e dytë që ky virus mundohet të hyjë në trup, limfocitet B të kujtesës futen menjëherë në veprim në kohë shumë më të shpejtë për të zhdukur infeksionin përpara se ai të fillojë sëmundjen.

Duke qenë se limfocitet B të kujtesës mund të mbijetojnë dekada, ato mund t’i mbrojnë personat që e kanë kaluar COVID-19 nga infeksionet e ardhshme për një kohë shumë të gjata (ndoshta të gjithë jetën), por sipas Alimehmetit nevojitet më shumë kërkim shkencor në këtë drejtim.

“Ekspertë të sëmundjeve infektive në Universitetin e Rochester – SHBA, mendojnë se ata që janë infektuar më parë nga një koronavirus i zakonshëm (që pak a shumë do të thotë “të gjithë”) mund të kenë njëfarë niveli imuniteti para-ekzistues kundër COVID-19”, shkruan epidemiologu.

Të fundit

Peshëngritja vendos piketat e Asamblesë Zgjedhore, skualifikohet kandidatura e ish-presidentit

Skualifikohet kandidatura e Gjozës për president dhe dy kandidatura për Këshill Drejtues. Më 14 nëntor 2020, Federata Shqiptare e...

Momenti kur tërmeti shkatërron pallatin në Turqi (Video)

Ky është momenti i frikshëm kur tërmeti 6.9 ballë shkatërron një pallat në Turqi. Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të...

Ardian Ismaili debuton për Specian, luan për afro 15 minuta në fitoren në Kupë

Luan për afro 15 minuta në fitoren 2-0 në Kupë në fushën e Çitadelës. Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ka mbetur i kënaqur me...

Mbyllje e dytë nga COVID-19? Basha: Po fshehin shifrat

Në bashkëbisedimin e tij të radhës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila dje...

Pamje të frikshme nga Turqia/ Ja dëmet e shkaktuara nga tërmeti 6.6 ballë (Foto dhe Video)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë dhe Greqinë. Epiqendra ishte në ishullin grek të Samos që ndodhet pranë brigjeve turke. Qyteti...

Lajme të tjera

Web TV