Veliaj: PD kërkon shtëpi për Lulin, ne për të dëmtuarit nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se Partia Socialiste kërkon të strehojë sa më parë të dëmtuarit nga tërmeti, ndërsa PD, sipas tij, kërkon shtëpi për Bashën dhe kunatin e tij.

Nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në Baldushk, Veliaj tha se kryedemokrati gëzon 2 supervila falë shantazheve dhe kërcënimeve ndaj të njëjtit biznesmen

“Dikush që na kishte parë sot tha: lali Eri, këto shtëpi i ka bërë ky oligarku që i ka dhënë edhe dy vila Lul Bashës, mos harro! I thashë, lali, ka një diferencë shumë të madhe: kur Partia Socialiste i kërkon ndihmë një sipërmarrësi, i kërkon për të ndihmuar Afërditën dhe Mirelën, kur Partia Demokratike i bie në qafë një sipërmarrësi, e bën për Lulin edhe për kunatin. Por ka dhe një diferencë shumë të madhe: kur i njëjti sipërmarrës, i njëjti biznesmen, i njëjti ndërtues jep dy shtëpi për Mirelën dhe për Afërditën, quhet filantrop, kur i njëjti person detyrohet të japë për Lulin dhe për kunatin, kjo quhet gjobë, kjo quhet shantazh dhe kjo është diferenca,” u shpreh Erion Veliaj.

Veliaj shtoi se opozita është e mërzitur me historinë e plehrave në Tiranë, pasi sipas tij atyre iu është prishur biznesi.

“Shoh që sot janë të mërzitur që Tirana është më e pastër. Sot janë të mërzitur që në vend të atij mullarit me plehra është një kodër e gjelbër. Sot janë të mërzitur që në vend të atyre zjarreve që digjeshin të gjitha lëndët kancerogjene që vinin pastaj në mushkëritë tona, sot janë mbjellë 10 mijë pemë dhe është bërë 30% më lirë se plani i tyre. Po sigurisht që janë të mërzitur se iu kemi prishur biznesin, ” tha më tej Veliaj.

Lexo edhe :  Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën

Debati për inceneratorët këto ditë ka sjellë debate mes qeverisë dhe opozitës. Kryebashkiaku Veliaj e akuzoi Lulzim Bashën ditën e premte se projekti që ai kishte në plan në vitin 2013, kishte kosto 30% më të shtrenjtë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pritjes i erdhi fundi/ Apple lançon syzet më të reja “Vision Pro”

Apple prezantoi ditën e sotme setin e ri të përfolur prej kohësh që do t'i vendosë përdoruesit e saj...

Lirimi i Tahirit nga qelia/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Bashkëshortja pësonte kriza…

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala zbuloi të tjera detaje në lidhje e çështjen e lirimit të qelisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir...

Gazment Bardhi: Si lindi platforma për bashkimin e Partisë Demokratike

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për “Now" me Erla Mëhillin, foli për propozimin e tij për një...

Escobar e Lajçak “zbarkojnë” në Prishtinë, nis takimi me kryeministrin Kurti

Në ndërtesën e Qeverisë ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguari...

“Kosova nuk është Serbi”/ Deputetja britanike: Qytetarët në veri po kërcënohen

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, pas tensioneve në veri me serbët. Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV