Balla: Shqipëria ka marrë vendimin e KE për fillimin e bisedimeve. Meta shkel rregullisht Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demenca politike është një sëmundje që kurohet vështirë dhe Ilir Meta fatkeqësisht është një person që nga Shqipëria ka marrë gjithçka që mund t’i japë një politikani”.

Kështu e nisi fjalën e tij në studion e emisionit “Top Talk”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Sipas Ballës, presidenti Meta ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën duke përmendur këtu nenin 89 të saj, ku thotë se Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë pjesë e një partie.

Për numrin dy të PS-së, Balla, presidenti Meta jo vetëm që është anëtar i një partie, por e cilësoi atë si bashkëkryetarin e opozitës. Ndër të tjera ai përshëndeti hapin e sotëm të ndërmarrë nga Parlamenti dhe institucioni i Presidentit të Republikës, për propozimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Taulant BallaDemenca politike është një sëmundje që kurohet vështirë dhe Ilir Meta fatkeqësisht është një person që nga Shqipëria ka marrë gjithçka që mund t’i japë një politikani. Nëse shikoni aty (I referohet një imazhi viziv të Kushtetutës) dhe zotëria në fjalë e keqpërdor shpesh herë duke e mbajtur në dorë Kushtetutën. presidenti i Republikës e shkel Kushtetutën sapo zgjohet në mëngjes.

Fjalën e parë që thotë në mëngjes e thotë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse Presidenti i Republikës nuk lejohet, të jetë anëtari i një partie politike në Shqipëri. Jo vetëm që presidenti është anëtar i një partie, por madje është bashkëkryetar i opozitës, deri sa Meta-Basha ta ndajnë me njëri-tjetrin kush është Presidenti i Republikës, Duke iu referuar nenit të 89 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës vijon çdo ditë sapo ngrihet në mëngjes deri në darkë vonë vijon të jetë në shkelje të Kushtetutës.

Unë nuk kam asnjë pritshmëri reflektimi të presidentit të republikës, në marrëdhënien ndërinstitucunail. Mbetet një sherrxhi i vjetër, i dëmshëm për aspiratat integruese të vendit. Sa i përket demencës së sotme dua të them që nga viti 2006, që Shqipëria për shkak të qeverisjes socialiste të mëparshme kishte përmbyllur marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe më pas që prej asaj kohe dy momentet e rëndësishme të Shqipërisë janë 2014 kur për shkak të efektivitetit të plotë, të luftës kundër kanabizimit të vendit dhe krimit të organizuar, reformat që kishin nisur Shqipëria mori vendin e statusit kandidat. Dhe brenda një kohe të shkurtër, Shqipëria pret të ulet në tavolinën e negociatave, me Bashkimin Evropian.

Denis Dyrnjaja:Presidenti u tall ndërkohë, në një kuptim edhe ironik kur thotë që e kanë hapur shapmanjën disa herë për çeljen e negociatave që nuk janë hapur.

Taulant Balla: Kam frikë që presidenti nuk e kupton procesin. Shqipëria tashmë e ka marrë vendimin e Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve dhe raporti i fundit i Komisionit Evropian që ishin kushtet për uljen në bisedime, raportojnë që Shqipëria i ka përmbushur, përshëndes faktin që sot qoftë Kuvendi, qoftë institucioni i Presidentit të Republikës, kanë ndërguar në KED, kandidaturat për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e së cilave do të bëj të mundur funksionalitet të plotë të gjykatës. 

Të fundit

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Lajme të tjera

Web TV