Basha prezanton platformën anti-oligarki dhe anti-korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka prezantuar këtë të hënë platformën anti-korrupsion dhe anti-oligarki. Kryedemokrati theksoi se sapo të vijë në pushtet do të miratojë ligjin anti-mafia.

Gjithashtu, Basha sqaroi se goditja e oligarikisë dhe korrupsioni do të kalojë në tre procese: Qeveria që verifikon, Prokuroria e Poscaçme me hetime, e më pas dosja do të kalojë në Gjykatën e Posaçme.

“Kush fshihet pas kësaj afere? Kur është peshku i madh? Në Verona në Itali është Milo Raci dhe kryetari i bashkisë i arrestuar.  Këtu kanë hapur kompaninë Eko Tirana.  Padia e sotme ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë punën e tyre, të mos frikësohen nga mafia.

 Një pjesë e mediave nuk kanë transmetuar lidhjet nga Shara, nuk besoj se është problem teknik. Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere. Brenda një dite të vetme ka bërë gjithë ato ligje. Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK ti japë përgjigje kësaj pyetje Pse këtu ne nuk kemi asnjë arrestim të vetëm?

 Prokuroria duhet të japë një përgjigje një orë edhe më parë.  So do të bëhet e mundur që të parandolohen këto aferra? Si do ju kthehen paratë shqiptarëve. E para do të jetë një prezantim i shkurtër i platformës tonë anti-korrupsion. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti korruosion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet & zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia.

 Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, liçencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues. Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht,” tha ndër të tjera Basha.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Burg për shqiptarin dhe motrën e tij! Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Fluksi i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të...

Lajme të tjera

Web TV