Bojkoti/ Armand Duka: Kampionati do luhet, Edi Reja do vazhdojë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Bojkoti dhe ligji i ri i sportit mbetet një temë e hapur dhe çështja më e rëndësishme e futbollit shqiptar në vitet e fundit. Pavarësisht se palët thyen akullin pak ditë më parë në atë takim në Ministrinë e Financave, askush nuk është i qartë se kur Liga Profesionistëve do ti jap fund bojkotit të ndërmarrë. Sigurisht që futbolli do të rikthehet në fushë por mbetet për tu parë se kur.

“Dua të falënderoj presidentin që organizoi këtë vizitë sot. Bashkëpunimi është i domosdoshëm, jo vetëm me Universitetin e Sporteve por dhe me çdo institucion tjetër edukimi sportiv, apo edukimi të profesioneve që i shërbejnë futbollit. Kemi interes për këtë bashkëpunim, për të siguruar të ardhmen e futbollit.

Në bashkëpunim me Profesor Agron Kasën do të organizojmë disa jo kurse thjesht spontane, por duke e futur në shkolla dhe master, për të përgatitur specialitet si përgatitësi fizik, videoanalisti apo specialistë të tjerë që i duhen skuadrave dhe futbollit modern.

Kampionati? Patjetër që do të luhet. Politika në Shqipëri nuk ka pasur prioritet asnjë lloj sporti, nuk ka pasur strategji, nuk ka politika të mirëfillta, vetëm ka shfrytëzuar ndonjë rezultat të arritur”, u shpreh Duka.

Më tej ai theksoi se duhet politikë, strategji shtetërore për zhvillimin e sportit. “Një nga themelet padyshim që janë financat dhe Ligji i Sponsorizimeve do ishte një hap, një dritë jeshile për të thënë që ne po mendojmë. Nuk është se do na shpallë kampionë Evrope, por do të ishte një hap përpara”.

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka folur për këtë temë dhe për të ardhmen e Edi Reja, i përfunduar nën akuzë pa rezultateve negative në tre ndeshjet e fundit.

Lexo edhe :  "Rashë në depresion pas vdekjes së gruas", rrëfimi i Pirro Dhimës: Si e braktisa Shqipërinë me taksi, grekët...

“Nuk ka asnjë plan rezervë, trajneri do të vazhdojë të përgatisë dy ndeshjet e radhës dhe duam të marrim gjashtë pikë. Nuk mund të jemi të lumtur me pikët e marra në katër ndeshjet e para, por nuk mund t’i quaj paraqitje absolutisht negative.

Dy ndeshjet në transfertë, të fundit, i luajtëm më mirë se ajo kundër Lituanisë. Nuk janë ndeshje të lehta, por ne jemi të ndërgjegjshëm që steka e Shqipërisë sot është lart dhe ne mërzitemi shumë kur humbim jashtë apo kur barazojmë. Dikur lumturoheshim kur humbnin me një gol diferencë. Në dy ndeshjet e radhës në nëntor ne duhet të sigurojmë vendin e parë”, tha Duka mes të tjerash./Bl.Ba/Fjala.al


Të fundit

Emocionuese/ Donaldi nuk i reziston dot Bora Zemanit, e puth në Big Brother (Foto)

Një moment i shumëpritur nga të gjithë kur Bora Zemani u fut në shtëpinë e Big Brother. Në fillim ajo...

Kreu marrëdhënie me nxënësin 14-vjeçar, arrestohet mësuesja

Një mësuese 25-vjeçare është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 14-vjeçar. Fatinham Hossain nga Horsham, West Sussex u dënua të premten në...

Berlusconi lirohet nga akuzat për lidhjet me Ruby-n

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shpallur i pafajshëm për njërën nga tre akuzat për procesin “Rubi”, atë të korruptimit të dëshmitarëve. Gjykata e Sienës...

Zjarr në Vlorë, flakët shkrumbojnë stallën me jonxhë

Një stallë me jonxhë është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Cerkovinë, në Vlorë. Jonxha ishte e magazinuar në një godinë të vjetër dhe...

Përfshihet nga flakët lokali në Elbasan, raportohet për dëme materiale

Një lokal në rrugën “Rinia”, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në qytetin e Elbasanit, është përfshirë nga flakët rreth orës 21:00 të kësaj të premteje. Zjarri,...

Lajme të tjera

Web TV