Lufta Armeni- Azerbajxhan / Kush e ka fajin për shkeljen e armëpushimit humanitar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një mesazhi në rrjetin Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë akuzoi Azerbajxhanin për shkeljen e armëpushimit të ri në rajon duke qëlluar me artileri dhe raketa.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën  për shkeljen e një armëpushimi të ri humanitar në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh, vetëm disa orë pasi marrëveshja hyri në fuqi. 

“Përsëri duke shkelur armëpushimin humanitar, armiku qëlloi me artileri në drejtimin verior dhe përdori raketat duke qëlluar në pjesën jugore.”

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha përmes një deklerate më pas se, “armiku hapi zjarr në afërsi të qytetit Jabrail, si dhe në fshatrat e atij rajoni….duke përdorur mortaja dhe artileri”, ndërsa shtoi se ushtria azere, “ndërmori masa të përshtatshme hakmarrëse”.

 Azerbajxhani dhe Armenia njoftuan se kishin rënë dakord për një armëpushim të ri duke filluar nga e diela, përpjekja e dytë brenda një jave për të zbutur situatën me luftime që vazhdon prej afro tre javësh në Nagorno-Karabakh.

 “Republika e Armenisë dhe Republika e Azerbajxhanit kanë rënë dakord për një armëpushim humanitar duke filluar sipas kohës lokale nga ora 00 e ditës me 18 tetor”, tha Ministria e Jashtme e Armenisë të shtunën vonë. Edhe Azerbajxhani publikoi një dekleratë identike.

Të shtunën herët Azerbajxhani dhe Armenia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të reja, një tregues i mëtejshëm se dhuna është përshkallëzuar në rajonin Nagorno-Karabakh në shkelje të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia që hyri në fuqi një javë më parë.

Njoftimet erdhën pasi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov zhvilloi biseda telefonike me homologun armen dhe atë azer. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe zoti Lavrov kanë theksuar se armëpushimi duhet respektuar rreptësisht nga të dyja palët./VOA

Të fundit

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm,...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

Lajme të tjera

Web TV