Vizita e ministrit grek për çështjen e detit/Meta: Marifete për të harruar problemin e vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta gjatë një konference për shtyp ka thënë se vizita e ministrit të Jashtëm grek ditën e nesërmë bëhet vetëm për të hequr vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit.

Dendias do të vijë në Shqipëri për marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi, dhe sipas Presidentit këto janë marifete për të harruar problemin e vërtetë.

“Kjo është një pyetje që nuk ka vend në këtë konferencë, besoj që e ka marrë me kohë përgjigjen, kam qënë bashkëpunues dhe transparent me aktorët vendas dhe ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë çështje, për kërkesat e mia zyrtare. Kjo çështje kërkon bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare. Nuk mund të zhvendoset vëmendja e madhe e shqiptarëve për zgjedhjet e ardhshme te kjo ngjarje. Shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit është provokim i rëndë për paqen dhe stabilitetin në vend, çdo lloj marifeti për të sjellë çështje të tjera që harrojnë të bëjnë të harrohet kjo cështje madhore le ta harrojnë marifetçinjtë”,– u përgjigj Meta.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të takohet me homologun e tij në Shqipëri ditën e nesërme, në kontekstin e diskutimeve që kanë filluar tashmë, për zonën ekonomike ekskluzive në detin Jon. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Lajme të tjera

Web TV