BE mirëpret marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë: Po ndiqen parimet e fqinjësisë së mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për të dërguar në Hagë çështjen e detit.

Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero me anë të një postimi në Twitter shkruan se ky detaj është tregues i parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë,

“BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare. Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë,”- shkruan ajo.

Pas takimit me ministrit e Jashtëm Dendias, Rama njoftoi sot se për çështjen e detit, ata vendosën t’i drejtohen Drejtësisë Ndërkombëtare.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

Lajme të tjera

Web TV