Deep Purple, legjenda e muzikës hard rock

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deep Purple është një grup anglez hard rock, i krijuar në Londër në vitin 1968. Së bashku me Led Zeppelin dhe Black Sabbath, janë konsideruar si pionierët e hard rock dhe heavy metal. Grupi ka kaluar plot ndryshime gjatë karrierës së tij, mes të tjerash dhe ndarja e grupit për 8 vjet dhe dy ribashkime.

Pas kryesimit të toplistave të hitparadave botërore, në vitin 1976 vjen ndarja, për tu bashkuar sërish pas 8 vjetësh në vitin 1984. Emra këngëtarësh kanë hyrë e kanë dalë nga grupi, por momentalisht banda përbëhet nga Ian Gillan, vokalist, Steve Morse në kitarë, Don Airey në tastierë, Roger Glover në kitarë bass dhe Ian Paice në bateri. Disa nga albumet e tyre janë Machine Head, Deepest Purple, Burn, Fireball, Perfect Strangers, etj.

Ian Gillan ka lindur në Londër në vitin 1945. Përveçse i njohur si vokalisti i Deep Purple, ai njihet edhe përmes grupit Black Sabath. Gjithashtu ka interpretuar rolin e Jezu Krishtit në rrok-operën e kompozitorit Andrew Lloyd Webber “Jesus Christ Superstar”. Edhe pse me një vokal të jashtëzakonshëm operistik u bë i njohur kur nisi të këndojë rrok.

Ritchie Blackmore ka lindur në vitin 1945. Është kitarist i njohur, një ndër themeluesit e Deep Purple. Përpara se të bëhej pjesë e grupit ka performuar me artistë të njohur dhe të tjera bandamuzikore. Është një nga krijuesit kryesorë të këngëve të grupit, sidomos gjatë periudhave 1968-1975 dhe 1984-1993.

Jon Douglas Lord ka lindur në vitin 1941. Është kompozitor dhe pianist. Ka qenë anëtar i shumë grupeve muzikore, që nga Deep Purple, Whitesnake, Paice, Ashton & Lord, The Artwoods dhe Flower Pot Men. Është i njohur për mënyrën e veçantë të të kompozuarit dhe tingujt e veçantë blues-rock. Në vitin 1968 krijon grupin Deep Purple. Ndahet nga jeta në qershor 2012

Lexo edhe :  Makina e shkrimit e Agatha Christie dhe dorëshkrimi i romanit të saj dalin në ekspozitë

Roger Glover ka lindur në vitin 1945 pranë Brecon në Uells Wales dhe në moshën 10-vjeçare vendoset në Londër me familjen. Që herët fillon të shfaqë interes për muzikën rrok dhe në moshën 13- vjeçare nisi të mësonte kitarën. Është krijues i disa grupeve si Madisons, Episode Six.

Ian Anderson Paice ka lindur në vitin 1948 në Nottingham në Angli dhe u bë i njohur si baterist i grupit Deep Purple. Ai është i vetmi anëtar themelues i bandës që vazhdon të performojë me bandën. Muzika e tij është e ndikuar nga ritmet swing dhe jazz. Karakteristikë e tij është të luajturit me dorën e majtë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV