Ish-deputetja serbe: Çdo shqiptar duhet të krenohet me Dua Lipën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja serbe, Rada Trajković është shprehur se çdokush nga Kosova, serb apo shqiptarë, duhet të ndihet krenar për suksesin e arritur nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trajković shkruan se të gjithë qytetarët e Kosovës, qofshin ata serbë apo shqiptar duhet të krenohen me suksesin global të Dua Lipës. Gjithashtu në fund ajo shton se vlerësimi i kulturës duhet të bashkojë popullin jo t’i ndajë ata.

“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, shkruan Trajković.

Reagimi i ish-deputetes Trajković vjen pasi Dua Lipa arriti një sukses tjetër në karrierën e saj. Ajo theu rekordin duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara e të gjitha kohërave. Dua Lipa ka shitur plotë 153 milionë kopje të këngëve të saj në të gjithë botën që nga viti 2015 kur debutoi me këngën e saj të parë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Lajme të tjera

Web TV