Leonard Karaj: Rama, një diktator në demokraci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkimi i mandatit të tretë rresht si kryeministër nga Edi Rama, po përkthehet nga kundërshtarët e tij si “instalim diktature”… Rrugëtimi i Ramës në 22 vite karrierë aktive politike dhe a qëndron përceptimi për “uzurpim pushtetesh”?

Në një analizë të hollësishme komenton për gazetën “Fjala” analisti Leonard Karaj.

Kryeministri Edi Rama ka hyrë në vitin e tetë të pushtetmbajtjes, ndërsa artikulohet disi dendur që futet ndër liderët autoritarë. Si e komentoni ju?

Nëse e krahasojmë me politikanët e pas viteve ‘90, atëherë pa hezitimin më të vogël do të thosha që nuk është thjesht perceptim, por realitet që Edi Rama është një diktator i kohëve moderne, një autokrat në demokraci.

Shumë njerëz janë ankuar dhe kanë kritikuar fort Sali Berishën për mënyrën se si ai e drejtoi Partinë Demokratike dhe shtetin gjatë qeverisjes së tij, por ky i fundit është vite dritë larg nga mënyra se si Rama ka uzurpuar Partinë Socialiste dhe Shqipërinë gjatë kësaj periudhe.

Nuk mund t’i futem në mendje për të kuptuar se cilët janë idhujt e tij në politikë, por nisur nga mënyra se si po qeveris, nuk do të ishte e tepërt ta konsideronim edhe si një politikan të tipit Putin, Erdogan apo Vuçiç, personazhe këto që më parë shesin prapanicën sesa karrigen ku janë ulur prej shumë vitesh. Asgjë nuk ndodh në PS pa miratimin e Ramës.

Madje, e ka ndrydhur aq shumë këtë forcë politike, të cilën ishim mësuar ta shikonim si një “hambar idesh”, gjatë kohës kur në krye ishte Nanoja, sa ministër mund të bëhet edhe një totalisht i panjohur dhe pa pikën e lidhjes dhe kontributit, dhe asksuh të mos guxojë të hapë gojën.

Sot në PS nuk bëhen zgjedhje prej vitesh dhe askush nuk tenton as të mendojë ndryshe nga Rama. Duket sikur PS-ja e sotme është kthyer në origjinë, te Partia e Punës, nga ku edhe rodhi, ku as miza nuk lëvizte pa miratimin e Enverit.

Në 22 vite jetë aktive politike, Rama ka qenë 20 vjet në pushtet, qendror dhe lokal, ndërsa është në kërkim të mandatit të tretë si kryeministër. A e dëmton një perceptim se “i ka kapur të gjitha institucionet”?

Absolutisht po. Shqipëria, sot për sot është i vetmi shtet në Evropë ku kryeministri i vendit ka gjithçka në tutelë: pushtetin gjyqësor (pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe me shantazhe makabre ndaj çdo gjyqtari dhe prokurori me anë të vetingut), Parlamentin, qeverinë, mazhorancën, pushtetin lokal, Akademinë e Shkencave, Sindikatat (ato që janë) dhe çdo institucion të mundshëm të pavarur.

Lexo edhe :  Fluturime direkte me Amsterdamin/ Transavia nis bashkëpunimin me aeroportin e Tiranës

Në pak fjalë: çdo qelizë të këtij vendi, përveç institucionit të presidentit, të cilin me ndryshimet që pritet të ndodhin në muajin nëntor, do ta kthejë, pak të thuash në “pozicion honorifik”, pasi me projektligjin që po përgatit, do t’i heqë çdo iniciativë bllokuese dhe kontrolluese ndaj qeverisë dhe Parlamentit. Pas kësaj Metës do t’i mbetet veçse të japë dekorata dhe të dalë “xhiro nëpër Shqipëri”.

Në këto kushte, nuk ka qytetar në këtë vend që nuk e vëren “kapjen e shtetit”, ndaj nuk e di arsyen se përse do të duhej të votohej për një mandat të tretë, një kryeministër që de facto është kthyer në diktator. Nëse shqiptarët pastaj duan të kthehen 30 vite pas, atëherë ky është problem për psikologët dhe sociologët…

Karriera politike e Ramës ka ardhur në ngjitje nga reformat e tij, apo nga mungesa e një opozite bindëse?

Karriera e Ramës ka ardhur në ngjitje, për shkak të kulisave politike “alla shqiptarçe”. Edi Rama ka ditur të përdorë me mjaft dinakëri çdo person që i është dashur në një kohë të caktuar dhe më pas e ka hedhur në rrugë (shiko marrëdhënien me Metën, me Ben Blushin, Saimir Tahirin etj.).

Për të marrë drejtimin e PS-së në 2005-n përdori truket prej kryebashkiaku, siç edhe thotë Meta: “Një pallat, një votë”. Më pas me “bekimin” e Berishës ndryshoi Kodin Zgjedhor për të bërë zap partinë, duke marrë kësisoj të drejtën për të vendosur në listat e deputetëve ata që dëshironte. Dhe në 2013, edhe pse u shanë dhe o ofenduan si kurrë më parë dy politikanë të këtij rangu, përdori sërish Metën për t’u bërë kryeministër.

Pra, Rama është aty ku është, jo se ka bërë ndonjë reformë, apo çudi politike. As sepse në kahun tjetër ka pasur kundërshtarë të padenjë. Absolutisht jo. Basha, vërtet ka bërë gabime gjatë 2016-2019 që i kanë kushtuar goxha kësaj force politike, duke humbur edhe besueshmërinë në elektorat, por në asnjë mënyrë nuk mund t’i atribuohet Ramës kjo më pas si “ngritje” në karrierën e tij. Rama është një politikan kulisash, që vetëm në një Shqipëri në tranzicion mund të kishte shansin të rrinte kaq gjatë në pushtet.

Intervistoi Fernanda Cenko

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV