Londër/ Aeroportin “Heathrow” nis “testin Lamp”  për koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testi i shpejtë me pështymë, që tani është i krahasueshëm në dy terminale në “Heathrow” të Londrës, njihet si testi Lamp.

Ky test është më i shpejtë sesa ai PCR, meqë mostrat nuk duhet të dërgohen nëpër laboratorë.

Një numër në rritje i shteteve kanë klasifikuar Mbretërinë e Bashkuar si vend me “rrezik”, që nënkupton se udhëtarët nga ky vend përballen me më shumë kufizime.

Qëllimi i kryerjes së këtij testi është që t’iu ndihmojë njerëzve të udhëtojnë në vendet ku kërkohet rezultat negativ i testit për këtë virus.

Pasagjerët që do të udhëtojnë nga Aeroporti Heathrow i Londrës drejt Hong Kongut dhe Italisë të marten, jenë të parët që kanë mundësinë e kryrjes së testit të shpejtë për koronavirus para nisjes.

Ky test është thënë se do të kushtojë 80 funta, derisa rezultati i tij bëhet i ditur brenda 20 minutave.

Autoritetet në Hong Kong tani u kërkojnë njerëzve që udhëtojnë nga Londra të prezantojnë testin për koronavirus, të kryer brenda 72 orëve.

Collinson, kompania që qëndron mbrapa iniciativës për kryrje të këtij testi në Londër ka thënë për BBC-në se pasagjerët duhet të arrijnë në aeroport një orë më herët për ta kryer këtë test.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se kryerja e testimeve do të krijojë siguri për udhëtarët, të cilët gjatë udhëtimit më pas do të jenë të sigurt nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri...

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza me Nutella, djathë të mirë...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV