Meta takon ministrin Dendias: Çështja e detit të trajtohet përmes dialogut të sinqertë

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm  të Greqisë, Nikos Dendias, nga ku kërkoi që çështja e detit të trajtohet përmes dialogut dhe respektit reciprok.

Ai është shprehur se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë dhe marrëdhëniet e shëndosha, shtetin grek.

“Pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.

Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, inkurajoj të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.”, shkruan Presidenti ndër të tjera.

Më herët ministri Dendias u takua me kryeministrin Edi Rama me të cilin zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A ka pasur një tradhti? Vin Veli flet për raportet me Bora Zemanin tri vjet pas divorcit

DJ i njohur Vin Veli ka thyer heshtjen dhe ka vendosur të flasë për raportet me ish- partneren e...

25 vjet nga ‘Dayton’, në Bosnje e Hercegovinë ende frikë për një konflikt të ri

Në Bosnje e Hercegovinë ekziston frika për një konflikt të ri, pasi liderët nacionalistë vazhdojnë të ushqejnë armiqësitë. Kjo, kur bëhen plot 25 vjet nga...

Legalizimi i prostitucionit, sociologu Tushi: Zgjidhje për beqarët

Ndonëse një ndër profesionet më të vjetra, vendi ynë ashtu sikurse shumë vende të tjera ende nuk kanë arritur të legalizojnë prostitucionin, ose ndryshe...

Trondisin shkencëtarët, krijojnë biftek njeriu

Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar biftek duke përdorur qelizat dhe gjakun njerëzor. Bifteku është prezantuar nën sloganin “kultivoni veten tuaj”. Bifteku aktualisht është vetëm një prototip,...

E infektuara me Covid tenton të futet në Shqipëri, arrestohet në kufi

Një shtetase kosovare e infektuar me COVID-19 është arrestuar nga policia pasi ka thyer karantinimin dhe ka tentuar të futet në territorin e Shqipërisë. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV