Përse Kina po zhvillon një shije të freskët të qumështit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shumë breza, popullsia kineze e ka  injoruar qumështin, duke e parë atë si një ushqim për fëmijë ose të moshuar. Dhe ka një arsye biologjike pse u desh kaq shumë kohë për t’u gjetur.

Popullsia me afro 1.4 miliardë njerëz është tani konsumatori i dytë më i madh në botë i produkteve të qumështit dhe importet po fluturojnë përtej kufirit në drejtim të Zelandës së Re e në Gjermani duke tejkaluar kërkesat për qumësht.

Një detaj intrigues i vogël në gjithë këtë tregti është se shumë njerëz në Kinë, si pjesa më e madhe e Azisë, janë intolerantë ndaj laktozës. Organizmi tek fëmijët  prodhon një enzimë që i lejon ata të tretin qumështin.

Njerëzit me prejardhje europiane janë disi të pazakontë në atë që ata kryesisht vazhdojnë të tretin qumështet pa mundim si të rritur. Në Kinë, një studim që ka marrë shumë vëmendjde e ka  vlerësuar se 92% e të rriturve kishin probleme me thithjen e laktozës.

Së fundmi, agjencia e mjekësisë parandaluese të Kinës sugjeroi që në kohën kur fëmijët janë 11 deri në 13 vjeç, rreth 40% e kanë humbur aftësinë për ta tretur atë.

Për pjesën më të madhe të Shekullit 20, qumështi kishte krijuar një profil relativisht të ulët në Kinë, sipas Thomas Dubois, një profesor i shkencave humane në Universitetin Normal të Pekinit, i cili ka studiuar industrinë e qumështit të vendit .

Egzistonin shumë ferma të vogla qumështi në verilindje me një mesatare prej katër lopësh në një fermë, dhe qumështi i tyre nisej me tren në qytetin e ndikuar nga rusët Harbin, ku pjesa më e madhe bëhej gjalpë dhe djathë. Megjithatë, fabrikat e qumështit më të mëdha u shfaqën në qytetet bregdetare.

Në vitet 1980 në Kinë, qumështi pluhur ishte një produkt shëndetësor dhe zakonisht përdorej për foshnjat dhe njerëzit e moshuar.

Në fillim të viteve ’80 kishte një rrjedhje qumështi drejtë Pekinit, tregon Dubois, dhe njerëzit po prisnin në radhë gjithë natën për të. “Kishte një racion vërtet të kufizuar për familjen tuaj”, thotë Dubois.

“Ndoshta edhe më shumë se fëmijët, qumështi konsiderohej ushqim për të moshuarit. Unë thjesht njoh kaq shumë njerëz që të gjithë kanë të njëjtën histori nga kjo kohë shumë e hershme”, u shpreh Dubois.

Lexo edhe :  Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do ta telefonojë Putinin për sulmin në Moskë

Më pas, erdhi  Fenomeni i karameleve të Lepurit të Bardhë . Kjo ëmbëlsirë kineze është bërë nga trupa të qumështit, si një karamel i bardhë përtypës dhe në këtë rast thuhet se një gotë qumësht është e barabartë me shtatë copa karamele. Kur Richard Nixon vizitoi Kinën, atij iu dha si dhuratë “Lepuri i Bardhë”.

Qumështi dhe produktet e tjera të qumështit, veçanërisht qumështi UHT me jetëgjatësi dhe koset e pijshëm, tani janë në dispozicion dhe me çmim të ulët në qytetet kineze.Nga vitet 1990 dhe fillimi i viteve 2000, ishte shumë më e lehtë për të marrë qumësht të lëngshëm në Kinë.

Një skandal i qëllimshëm i falsifikimit në 2008  u vendos në qendër të vëmendjes mediatike. Melamina u shtua në formulën qumshtit të foshnjës për të rritur përmbajtjen e saj të dukshme të proteinave, duke vrarë të paktën gjashtë fëmijë dhe duke bërë të sëmuren mijëra të tjerë.

Në një artikull mbi fabrikat e qumshtit në  Kinë , Dubois shkruan se shitjet për dy ofruesit më të mëdhenj kinezë ranë 80% në 10 ditët e para pasi skandali u zbulua, por shpejt u tërhoq vëmendja prej kësaj ngjarjeje.

Qumështi dhe produktet e tjera të qumështit, veçanërisht qumështi UHT me jetëgjatësi dhe koset e pijshëm, aktualisht janë në dispozicion për konsumatorin me një çmim të ulët në qytetet kineze.

Atëherë, si hyjnë në të gjithë këtë shkencëtarët e intolerancës ndaj laktozës?

Një pjesë e madhe e qumështit të konsumuar në Kinë hahet si kos. Procesi i fermentimit prish laktozën, kështu që nuk mbetet shumë për t’u shqetësuar njerëzit. Po ashtu, vëllimi i laktozës së konsumuar ka një efekt të madh në efektet pasuese gastrointestinale.

“Unë mendoj se grupmosha e re ka ruajtur aftësinë për të tretur laktozën për shkak të konsumimit të qumështit që nga fëmijëria”, theksoi Dubois.

Si përfundim, nëse njerëzit nuk konsumojnë më shumë sesa në një filxhan qumësht në ditë, ata zakonisht nuk hasin në probleme në organizëm . Pak qumësht çdo ditë është i mirë edhe për shëndetin. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Media e pashpirt, si një hijenë!

Nga Mentor Kikia Ajo qe po ndodh ne Britani dhe jo vetem, me ekspozimin e detajeve te semundjes se nje...

Zhvati miliarda euro/ “Mbreti i turpëruar” i kriptove dënohet me 25 vjet burg

Sipërmarrësi i turpuruar i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried, është dënuar me 25 vite burg, pasi u dënua për vjedhjen e miliarda dollarëve nga klientët e...

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

Lajme të tjera

Web TV