Rama homazh për Naim Frashërin: Vizionar për kombin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit  kombëtar Naim Frashërit. Ai ka kujtuar disa nga vargjet që kolosë të tjerë të penës shqiptare kanë shkruar për Naim Frashërin.

Rama shkruan se 120 vjet si sot ai mbylli sytë në Këzëll-Toprak të Stambollit, pas një jete të urtë e butë, pa salltanete e pa tjetërsend veç lotit të fjalës për Shqipërinë.

Naimi është mbase i vetmi që s’ka nevojë t’ia thuash mbiemrin për t’ia ndjerë hijen në formë Shqipërie të të afrohet sapo e zë me gojë!

« Sikur të shoh, i tmerrshmë Frashër,

Tek po mban zi përgjithmonë,

Ti: më besniku trashëgonjës

I dashuris’ së vendit t’onë », shkruan Lasgushi për të, poetin e poetëve, që 120 vjet si sot mbylli sytë në Këzëll-Toprak të Stambollit, pas një jete të urtë e butë, pa salltanete e pa tjetërsend veç lotit të fjalës për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Më tej vijon duke theksuar se nuk është as rastësi e as çudi, që një ndër faqet më të bukura e më të ndjera që ka lënë vesveliu i madh Faik bej Konica i përket Naimit, pas vdekjes natyrisht.

Treqind shqiptarë të anës kombëtare, ndër të cilët edhe të krishterë, e shpunë në vend të fundmë. Treqind veta e përcuallnë, e armiqtë, duke parë këta burra të latshmë që shkonin muarrnë vesh se ky njeri diç gjë të re kish bërë në Shqipëri. Edhe ne i falemi me mall e me nder këtij atdhetari të pavdekur!»

Si në të gjallë, si në të vdekur, Naimi, «Omir’i Shqipërisë » vepra e tij monumentale letrare, u ushqyen e vijojnë t’u ushqejnë shqiptarëve ndjesinë e njësisë kombëtare! Por jo vetëm. I detyrohemi atij që Sevasti Qiriazi e quante « magnet dashurie », bindjen për epërsinë e qytetërimit dhe qytetarisë mbi çdo tërheqje, rrëmbim apo arrogancë vetëkënaqësie kalimtare”.

Lexo edhe :  Sulltan Nevruzi/ Baba Mondi: Shqiptarët t’i kthehen punës, paqes e diturisë

Teksa e cilëson si një fatlum në mes të një vëllazërie që rrallë shekujt u falin kombeve, i verbër si një Homer kur bëhej fjalë për begatinë e tij të përveçme, por vizionar e vështrimkthjelltë kurdoherë për të mbrothësuar gjithë një komb, Naim beu, u bë guri e gjoksi ku vunë kokën, u prehën, u burrëruan e nxunë, të gjithë ata qe iu mveshën veprës emancipuese rilindase.

«I varfër shkoja te Naim beu e i nginjur kthehesha; i dëshpëruar shkoja tek ai e i mbushur me shpresë e lija », thuhej rëndom prej atyre që kishin fatin të piqeshin me të. Ja vlen që sot, në këtë 120 vjetor të kalimit të tij në amshim, ta kujtojmë me mirënjohje birnore këtë At në atdhedashuri e qytetari. T’i lexojmë një copëz nga vepra madhështore, t’i kundrojmë një fotografi të atij vështrimi të dlirë e ndriçues, t’i falim një uratë, t’i ndezim një qiri. Kush të mundet, me një lule le t’ia zbukurojë vendprehjen.Mos ta harrojmë Naim Frashër Shqipërinë!”, përfundon Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV