Së shpejti mbledhje mes dy qeverive/ Rama: Diskutime për heqjen e ligjit të luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se së shpëjti do të ketë një mbledhje mes dy qeverive, asaj greke dhe shqiptare, për të diskutuar mbi një sërë problematikash që shqetësojnë qytetarët.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm grek, Rama ka theksuar se diskutimet mes dy vendeve do të jenë shumë pozitive , me në fokus heqjen e ligjit të luftës.

“Ajo çfarë duam të bëjmë është se kemi rëndë dakord që të fillojmë punën për të organizuar një mbledhje të parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke dhe për tu marrë me çështjet që kanë të bëjnë me njerëzit e zakonshëm dhe kanë të bëjnë më të ardhmen e fëmijëve tanë në Greqi.

Dhe në mbyllje dua të them që nuk është një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por është një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam besim do të përfundojë në mënyrë pozitive që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin nacional-folklorikët do të humbin dhe tokën. Në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë“, tha Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=1104152250000110

 

Gjatë ditës së sotme, ashtu siç edhe u njoftua, Kryeministri Rama u takua me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, për të diskutuar mbi marrëveshjen e detit.

Lidhur me marrëveshjen detare është theksuar se do të merren instancat ndërkombëtare duke shkuarn deri në Gjykatën e Hagës. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

“Je i poshtër”/ Nuk përmbahet Egla, ia ‘plas në sy’ Arbër Hajdarit:Duhet të zëvendësohesh

Me diskutime të shumta u shoqërua darka e mbrëmjes së kaluar në ‘Big Brother VIP Albania’, ku pjesë e...

Kreu i PL-së bën mea-culpa, tregon ‘gabimin e tij të madh’: Askush nuk merr më poste…

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë “mea cupla”, teksa tregoi “gabimin e tij të madh” që duke mos ndërtuar një sistem meritokratik brenda...

Arrestimi i Soni Malajt, Don Phenom-it dhe Vllasaliut, VIP-at marrin vendimin e papritur

Telashe me drejtësinë për artistët shqiptarë në Zvicër. Ashtu edhe si ka qarkulluar në media, Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar...

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion – po bën mirë t’i thuash...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Lajme të tjera

Web TV