Abuzuan me detyrën në ARRSH Durrës, arrestohen dy zyrtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy zyrtarë të ARRSH Durrës kanë përfunduar në prangat e Policisë dhe specialistëve të krimit ekonomik në kuadër të operacionit “By Pass”. Mësohet se 2 personat e arrestuar ishin në kërkim për “shpërdorim detyre”.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me disa zyrtarë të tjerë të ARRSH Durrës, kanë dhënë leje në kundërshtim me Kodin Rrugor për një karburant në anë të rrugës nacionale Plepa-Kavajë, i cili është bërë burim aksidentesh rrugore.

Ata janë Astrit Zenelaj, 56 vjeç dhe Rezart Arkaxhiu 36 vjeç me detyrë ndërtues. Sakaq edhe biznesmeni Mustafa Koka është ende i shpallur në kërkim.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër-arreste për 9 ish-zyrtarë të ARRSH-së nën akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa Gjykata ka lënë të lirë dy prej tyre. Për këtë çështje Prokuroria ende vijon hetimet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV