Basha: Biznesi i vogël më i prekuri nga kriza

113 563 lexime

101,061FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se biznesi i vogël është në krizë. Teksa ka publikuar denoncimin e një pronari të një lokali, Basha thotë se ky biznes ka nevojë për ndihmë urgjente.

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së.

Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret”, shkruan Basha, teksa ndan edhe mesazhin e pronarit të lokalit.

Unë jam Ganiu, zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël. Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat”, shprehet Ganiu.

Më tej ai sqaron se paguan arsimin publik, ndërsa shprehet se kjo nuk është e drejtë se është rëndesë. “Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje.

Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit”, përfundon mesazhin e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Makina përplas 9-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

Të fundit

Covid/ Rusia fillon vaksinimin nga Moska, 70 qendra që ndihmojnë procesin

Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit Covid-19, me klinikat në Moskë të cilat kanë prioritet ata që...

Kapen 275 kg drogë me stampën “Dragon Ball” në Itali, pranga 3 shqiptarëve

Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme 275 kg drogë prej të cilave 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë. Sipas raportimeve nga media italiane,...

COVID-19/ Turqia në izolim gjatë fundjavës

Turqia gjatë kësaj fundjave është futur në izolim, pasi rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet, kanë shënuar numra rekord ditët fundit. Masa e izolimit...

Ky shtet nxjerr në ankand 170 elefantë të egër për shkak të thatësirës

Namibia ka nxjerrë në shitje 170 elefantë të egër "me vlerë të lartë" për shkak të thatësirës dhe një rritje të vrullshme në numrin...

Rama: S’do lemë gur pa lëvizur që vaksina e Covid të jetë në Shqipëri

Kryeministri i vendit Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu takuar me prodhuesit e vaksinës Anti-Covid. Lajmin e ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV